Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Tërmeti/ Kreu i ekspertëve izraelitë: Inspektuam 35 godina në Durrës

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tërmeti/ Kreu i ekspertëve izraelitë: Inspektuam 35 godina në Durrës

Kolonel Golan Vach, drejtues i njësisë së kërkimit dhe shpëtimit i Ushtrisë Izraelite, tha për “News 24” se vetëm ditën e djeshme kanë inspektuar 35 godina në qytetin e Durrësit, ku 90% e tyre ishin të sigurta dhe pa probleme.

Ekipi, i përbërë nga 10 persona, po përqendrohet në inspektimin e ndërtesave për të zbuluar nëse struktura e tyre ka mbetur e shëndoshë pas tërmetit.

Deri tani keni inspektuar banesa në Durrës?

“Po, dje ne kemi inspektuar në Durrës 35 ndërtesa, jam i lumtur t’u them se më shumë se 1000 familje u autorizuan të ktheheshin në banesat e tyre. Më shumë se 90% e godinave që ne inspektuam kishin kodin jeshil, që do të thotë janë të banueshme për banorët”.

Koloneli izraelit, i cili gjatë 15 viteve të fundit ka qenë i pranishëm në Meksikë, Haiti, Nepal e së fundmi në Brazil për të dhënë asistencën e tij në përballimin e katastrofave natyrore, deklaroi se kanë një plan konkret që prej dy ditësh po e vënë në zbatim.

Ekipi do të këshillojë autoritetet lokale se si të menaxhojë fatkeqësinë.

“Kemi ekspertizën që konsultohemi direkt në Izrael, kemi interaktivitet me ta të vazhdueshëm. Ata i përgjigjen pyetjeve tona. Ne jemi këtu që të japim kontributin tonë me eksperiencën që kemi sigurisht në fatkeqësitë natyrore dhe në luftëra.

Ne kemi një plan për të bashkëpunuar për të gjitha nevojat, jemi këtu për të ndihmuar qeverinë shqiptare dhe autoritetet për të planifikuar hapat e ardhshëm duke u bazuar tek të dhënat e mbledhura deri më sot.

Ne kemi një pajisje qe e quajmë “Harta e dhimbjes” ajo vendos të gjitha të dhënat së bashku dhe të nxjerr në pah problematikat reale. Kështu vendosen piketat tek prioritetet dhe fokusojmë fuqitë dhe burimet në vendet e duhura.

Gjëja e dytë është kur inxhinieri vjen me kontraktorin i cili bën gati rregullimet përfundimtare të nevojshme nëpër banesa në mënyrë që njerëzit mos të rrinë jashtë banesave vetëm se banesa e tyre ka nevojë për rregullime të vogla”, u shpreh koloneli.

Koloneli theksoi se kanë sjellë me vete gjithë diturinë dhe eksperiencën e duhur, të cilën po ua përcjellin inxhiniereve shqiptarë.

“Kemi sjellë me vete disa koncepte të thjeshta që do të jenë së pari shumë të nevojshme për inxhinierët shqiptarë, kur të ikim ne ata do ta dinë se çfarë do të bëjnë. Ne do të lëmë metodologjinë në terren për ta, ata do të dinë ta zbatojnë shpejt dhe në mënyrë profesioniste dhe t’i bëjnë qytetarët të jenë të sigurt.

Ata do të kthehen shpejtë në banesat e tyre. Nesër do te trajnojmë një grup të madh me inxhinierë shqiptarë”, shtoi ai.

“News 24” ndoqi inspektimin e ekipit izraelit në një pallat në Durrës, ku me shpejtësi fotografitë dhe informacioni i dërgohej në kohë reale kolegëve në Izrael për të vendosur për fatin e pallatit, nëse ishte i sigurt apo i pabanueshëm.

“Këtu jemi në mes të një inspektimi, u dërgojmë në kohë reale kolegëve tanë në Izrael fotografitë dhe kështu ndajmë me ta edhe opinionet tona.

Dëmi në këtë banesë nuk është aq serioz, kemi parë më keq, por është vetëm një pikë në kolonën brenda e cila do të inspektohet më mirë”, theksoi Golan Vach.

Në fund, koloneli Vach u shpreh se do të qëndrojnë pranë popullit shqiptar, derisa të rikthehet normaliteti.

“Dua t’i them popullit shqiptar se populli hebre nuk harron se çfarë keni bërë për ta në Holokaust. Dhe shteti i Izraelit gjithmonë i paguan borxhet. Qëndroni të sigurt dhe ju ndihmoftë Zoti dhe se do të jemi me ju për aq kohë sa ju duhet që t’i riktheheni jetës normale”, tha koloneli Vach.

Gjashtë shtete anëtare të BE-së kanë dërguar 50 inxhinierë strukturorë, më shumë që pritet të vijnë, për të vlerësuar dëmet së bashku me homologët vendas.

Qeveria shqiptare i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë financiare dhe ndihmë ekspertësh, duke thënë se është e paaftë ta bëjë atë vetëm.

Tags: durresEksperteinspektuamtermeti

TË LIDHURA

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

12:12 | 11/03/2026
Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit
Aktualitet

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

12:02 | 11/03/2026
Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë
Aktualitet

Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

11:31 | 11/03/2026
Next Post
“BE do të ndihmojë Shqipërinë dhe për rindërtimin”

“BE do të ndihmojë Shqipërinë dhe për rindërtimin”

Strehimi i banorëve në Tiranë, Rama jep shifrat

Strehimi i banorëve në Tiranë, Rama jep shifrat

Zëri i Amerikës: Olsian Çela mori mbështetjen e 101 deputetëve

Zëri i Amerikës: Olsian Çela mori mbështetjen e 101 deputetëve







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

by mirseda
12:12 | 11/03/2026
0

Rritja prej 1 jave e çmimit të naftës në vend, për shkak të nisjes së luftës në...

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

12:02 | 11/03/2026
Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

11:31 | 11/03/2026
“Ka shenja dhune në trup!”Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë , familja kallëzon partnerin

“Ka shenja dhune në trup!”Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë , familja kallëzon partnerin

11:17 | 11/03/2026
Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS

Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS

10:47 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com