Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Tërmeti i 26 nëntorit, një vit më pas

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tërmeti i 26 nëntorit, një vit më pas

Nga: Alfred Peza

Ku ishe ti në orën 03.56 të 26 nëntorit të vitit 2019? Si e përjetove tërmetin ato sekonda që dukeshin sikur nuk do të mbaronin kurrë? Kush ishte gjëja e parë që bëre? Po gjëja e parë që mendove? Si dole nga vendi ku ishe duke fjetur? Kush ta nisi sms e parë? Kujt ia bëre telefonatën e parë pasi dole jashtë? Si e përjetove kur mësove se kishin mbetur qindra nën rrënoja? Çfarë mendove kur mësove lajmin se skuadrat e shpëtimit nxorën gjallë, pas disa ditësh, dikë prej tyre?

Këto dhe shumë pyetje të tjera, do ta shoqërojnë gjatë brezin e sotëm të shqiptarëve, edhe për shumë e shumë vite të tjera. Sot u mbushën 365 ditë nga ai moment gati apokaliptik. Një vit kalendarik duket pak në jetën e një njeriu, e jo më të një shteti, të një populli a të një kombi. Por kur lidh atë me një prej tërmeteve më të tmerrshme që është regjistruar në këtë truall, sigurisht që çdo ditë që ka kaluar të duket sa një vit, çdo javë një dekadë, çdo muaj një shekull dhe një vit sa një mijëvjeçar.

Distancimi kohor sot është i mjaftueshëm, për të bërë një bilanc tjetër. Është koha për të parë, jo më atë që ndodhi për të mos u harruar kurrë, por mënyrën sesi reagoi jo vetëm qeveria, pushteti lokal e ai qëndror, apo institucionet shtetërore. Por, edhe shoqëria civile, media, opozita apo kushdo aktor dhe faktor tjetër, në jetën e këtij vendi.

Si të mos mjaftonte tërmeti, sapo kishin kaluar dy muaj, nisi edhe mbyllja e detyrueshme totale e jetës normale shoqërore, social- ekonomike dhe gjithçkaje tjetër, për shkak të pandemisë globale nga covid-19. Duke e rënduar akoma edhe më shumë qytetarin, e duke e bërë barrën e qeverisë dyfish më të rëndë dhe përgjegjësinë e saj përpara shqiptarëve dhe historisë, shumëfish më të madhe.

As vizitat e përditshme të Kryeministrit Edi Rama në terren pranë njerëzve në të gjithë hapësirën e prekur nga tërmeti, as takimet e tij të pandërprera me shtabet e menaxhimit të situatës, ekipet e huaja dhe shqiptare të shpëtimit, as ndihma pranë kampeve të strehimit në kushtet e emergjencës dhe as solidariteti i jashtëzakonshëm i shqiptarëve anembanë globit me të dëmtuarit, nuk do të kishte vlerë nëse nuk do të hidhej kryehapi që erdhi më pas.

Konferenca ndërkombëtare e donatorëve për projektin e madh të Rindërtimit nga tërmeti, kaloi çdo pritshmëri jo thjeshtë për shkak të shumës prej 1. 15 miliardë euro që arriti të siguronte, por për shkak të gjithëpërfshirës që arriti të sensibilizonte. Çka tregoi, se Shqipëria nuk është vetëm, por ka në krah në momentet e saj më të vështira shumë miq, dashamirës e partnerë kudo në botë.

Por as kjo nuk mjafton, po të kemi parasysh, sesa e sa konferenca të tilla kanë mbetur thjeshtë kujtime në arkiva apo letra për të mos arritur që të vihen kurrë në jetë në raste të ngjashme, apo më pak të ngjashme me tërmetin e një viti më parë në Shqipëri.

Ajo që e bën këtë ngjarje, gati për tu shndërruar nesër në një histori suksesi, është ajo që nisi të ndodhte pas kësaj në terren. Atje ku gjithë kush mund të shohë sesi në Durrës po marin jetë 32 shkollat e reja e në Tiranë, 22 të tjera nga 155 që do të ndërtohen në total. Sikundër në qytetin bregdetar janë rikonstruktuar 458 pallate, nga 615 të dëmtuara.

E gjithë hapësira e dikurshme e shkatërruar nga Rrogozhina, Gosa, Kavaja, Tirana, Kamza, Rrashbulli, Bubqi, Laçi e Lezha është shndërruar në një megakantier ndërtimi. Prej ku kanë dalë nga nëntoka, themelet e shtëpive dhe pallateve të reja ku qindra familje dhe mijëra banorë, do ti kalojnë festat e këtij fundviti, në banesat e tyre të reja të ngritura nga e para. Edhe më të forta, edhe më të bukura edhe më të mëdha, se ato që u rrafshuan.

Për ti hapur vendit në vitin e ri që po troket, një perspektivë të re, që rreket ta shndërrojë tragjedinë, në një mundësi të re e të jashtëzakonshme për zhvillimin që rilind nga rrënojat. Pas kësaj, askush nuk kërkon as fleta lavdërimi, e as vota për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Turpi do të mbetet përjetë, vetëm për ata që kërkuan të përfitonin nga dhimbja e tragjedisë, për ca klikime më tepër, për ca audiencë më shumë e për të përfituar politikisht me shpresën se përmes lojës me fatkeqësinë e djeshme të tjetrit, do ngrenë lumturinë e tyre të nesërme!

Tags: Alfred Pezaedi ramatermet

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
“FIFA të heqë numrin 10 nga të gjitha garat”, trajneri bën propozimin special

"FIFA të heqë numrin 10 nga të gjitha garat", trajneri bën propozimin special

Ambasada amerikane

“Do vazhdojmë të jemi me ju”, Ambasada Amerikane jep lajmin fantastik

Gjermania humbet shpresat, njofton shtrëngimin e masave deri në janar

Gjermania humbet shpresat, njofton shtrëngimin e masave deri në janar

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

by mirseda
22:44 | 09/07/2025
0

Shumica prej nesh shqetësohemi për grumbullimin e dhjamit në trupin tonë, qoftë për arsye estetike, por edhe...

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025
Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

21:53 | 09/07/2025
‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com