Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Tërmeti/ “Fluturojnë” qiratë, banorët nuk gjejnë qetësi nga hajdutët

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Sot u bë një muaj nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, duke lënë 51 të vdekur e qindra të plagosur. Tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter shkatërroi shumë banesa, më të shumtat në Durrës e Thumanë, por edhe në Tiranë, Krujë, Shijak etj.

Tërmeti/ Bashkia Durrës miraton buxhetin

Bashkia e Durrësit ka miratuar buxhetin e vitit 2020. Një pjesë e parave do të shkojnë për godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga 2.9 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 42% e buxhetit të Bashkisë do të shkojë për pagat dhe sigurimet e punonjësve të administratës lokale. 793 milion lekë nga buxheti i Bashkisë Durrës për vitin 2020 do të shkojnë për riparimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ose 50% e investimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm. Këshilltarët e majtë votuan të vetëm dhe pa kontenstime buxhetin e vitit të ardhshëm për Bashkinë e madhe të Durrësit, pjesë përbërëse e së cilës janë 6 njësi administrative.

Rriten kërkesat dhe çmimet e qirave në Durrës

Aktualisht po ndodh një rritje artificiale e qirave në Durrës. Pas tërmetit të 26 nëntorit, ka pasur një kërkesë të shtuar për shtëpi me qira. Tërmeti është shoqëruar me frikë dhe panik tek qytetarët, të cilët kërkojnë patjetër që të vendosen në shtëpi private apo në kate të ulëta. Por nuk kanë munguar as kërkesat për të blerë shtëpi private.

Kërkesa e lartë për shtëpi me qira nga familjet që kanë përfituar apo janë në pritje të bonusit të qirasë po përballet me një ofertë shumë të ulët, që ka çuar dhe në ngritjen e vlerës së qirave të apartamenteve. Agjencitë imobilare në Durrës thonë se çmimet kanë pësuar një rritje nga 50-150 euro më shumë se më parë, për shkak të nevojës së tregut për shtëpi të padëmtuara, me qëndrueshmëri sizmike.

Tërmeti/ Policia në ndjekje të hajdutëve

Qytetarët të cilët kanë braktisur shtëpitë pas tërmetit, janë të shqetësuar nga hajdutët. Shumë familje janë detyruar të largohen nga banesat e tyre, duke lënë të gjitha orenditë shtëpiake brenda. Kjo ka bërë që hajdutët të gjejnë terrenin për të vjedhur.

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, si dhe parandalimin e vjedhjes së pronës, ka shtuar masat e kontrollit dhe të prezencës së policisë në territor, në të gjitha ato zona, ku banesat janë braktisur nga banorët si pasojë e tërmetit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës. Në Krujë, pas informacionit të marrë në rrugë operative se dy të rinj nga Shkodra, të cilët ishin duke qarkulluar me një automjet do kryenin vjedhje në zonën e Krujës, shërbimet e policisë kanë bërë bllokimin e automjetit dhe të dy të rinjve që ndodheshin në të.

Nga kontrolli i ushtruar në brendësi të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi mjete që shërbenin për hapjen e dyerve të banesave dhe të automjeteve, doreza e pajisje të tjera që do shërbenin për të realizuar vjedhjet. Në përfundim të veprimeve të para, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, shtetasit E. R., 25 vjeç, banues në lagjen Dobrac, Shkodër, i dënuar më parë dhe i pasagjerit shtetasit N. P., 23 vjeç, banues në Shkodër. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, në bashkëpunim.

Tërmeti, fjala që shqiptarët kërkojnë më shumë në Google

Motori i kërkimit Google në fund të vitit publikon një listë me gjërat më të kërkuara nga njerëzit përgjatë 12 muajve, duke përfshirë shumë kategori që nga ngjarjet më të bujshme, këngëtarët, muzika, filmat e suksesshëm, etj.

Sipas Google, shqiptarët kanë kërkuar më shumë për dukurinë natyrore të tërmetit dhe historikun e tij. Platforma gjigante e kërkimit ka publikuar raportin më të fundit për 2019, dhe ndër ngjarjet për të cilat njerëzit kanë kërkuar më shumë informacion janë Uragani Dorian, zjarri që ra në Katedralen Notre Dame në Paris.

TIRANA TODAY

 

Tags: durresHajdutëttermettirane

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Zjarrfikësi i maskuar si Babagjysh i propozon për martesë të dashurës

"Punoja 12 orë tek çadrat", aktori i humorit rrëfen vështirësitë para famës

Përfundon meshën, prifti largohet me “scooter”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com