Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar me medalje të gjitha ekipet e kërkim-shpëtimit të mbërritura nga disa vende të botës në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit.
Dekoratë nga kryeministri i është dorëzuar edhe ambasadorit të Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.
Gjatë fjalës së tij, Gendler u shpreh se populli hebre është krenar për mundësinë që iu dha të ndihmonte vendin tonë. Ndërsa shtoi se i detyrohen shumë shqiptarëve.
“Ne ju detyrohemi kaq shumë shqiptarëve. Për ne është një privilegj madhor ndihma dhënë ndaj jush. Është një borxh që ju detyrohemi dhe populli ynë hebre ndjehet krenar që ne kemi pasur mundësinë t’ju ndihmojmë”, tha ambasadori Gendler.