E martë, 2 Mars, 2021
18 C
Tirana

“Sot u ndjeva më i vogël se Erion Braçe”, Rama falenderon trupat e shpëtimit

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme medalje të arta për diplomatët e huaj në vendin tonë. Motivi i këtyre medaljeve lidhet me skuadrat e shpëtimit që vendet e tyre kanë dërguar për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se pavarësisht se është i gjatë në trup, këto ditë i është dukur vetja më i shkurtër sesa Erion Braçe. Kjo sipas tij, pasi e ndjen veten tepër të vogël përballë të gjithë atyre që dhanë sa mundën në operacionet e shpëtimit në tërmetin e 26 tetorit.

“Deri tani jemi të vetëdijshëm se fatura është e lartë dhe këtë faturë mund ta përballojmë vetëm me ndihmën tuaj. Komisioni Evropian ka vënë një shumë në dispozicion dhe u jam mirënjohës shumë udhëheqës të vendeve evropiane që kanë organizuar konferencë të madhe donatorësh për të mbështetur shqiptarët. Falënderoj edhe presidentin turk për ndihmën e tij të pakursyer për Shqipërinë, siç iu jam mirënjohës të gjithëve që janë të pranishëm këtu dhe të gjithëve që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar. Ne jemi në domosdoshmëri për të pasur mbështetje. Asnjë vend me këtë sipërfaqe e popullatë nuk mund ta përballojë vetë situatën. Linkoln ka mbajtur një fjalim të madh për Rindërtimin e Amerikës, ai nisi fjalën e tij për të rindërtuar.

Ai tha se është i bindur se plaga e thellë e konfliktit rraskapitës do të krijonte Amerikën që njohim sot. Markez në 100 vjet vetmi thotë me personazhin kryesor: “Më mjafton të di që nuk jam i vetëm”. Këtë fjali mund ta përsërisja pa pushim kur zbarkuan trupat e shpëtimit. Mendova në një moment se më e madhe sesa fatkeqësia është vetmia e madhe. Këtë mbrëmje dua t’ua dedikoj trupave të kërkim-shpëtimit. Kam kaq shumë centimetra jam falënderues Zotit ose natyrës. Ka dy javë që ndihem më i vogël se Erion Braçe. Sot ndihem edhe më i vogël përballë heronjve që janë mes nesh, njerëz të zakonshëm të vendeve prej nga vijnë, që siç erdhën –ikën, si engjëj mbrojtës që u shfaqën dhe u zhdukën. Ekziston një varg ku thotë se “kush shpëton një jetë, shpëton gjithë njerëzimin”, ndërsa trupat e ekipet e BE dhe të OKB shpëtuan më shumë se një jetë këtu”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Grenell sulmon Kurtin: Është anti-amerikan

Ish-i dërguari i Administratës së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth vendosjes së Ambasadës së Kosovës...

A është një makinë elektrike më e mirë për planetin?

Nga: Benjamin Plackett “Live Science” Cili është më i mirë për Tokën: një automjet elektrik aponjë automjet me karburant? Përgjigja për këtë pyetje mund të...

Arbitri mbylli ndeshjen, VAR ndërhyn dhe ndryshon rezultatin në minutën e 101

Një episod tejet i veçantë është regjistruar në kampionatit danez, në ndeshjen mes Kobenhagenit dhe Arahus. Ndeshja u mbyll në një barazim spektakolar 3-3, me...

Përshtypje nga takimi me 90-vjeçarin Gorbaçov dhe historia e Katovicës

Nga: Shpëtim Nazarko Kohë pas takimit me Gorbacovin në Terni të Italisë, shefi i Sant Egidios, Imzot Vincenzo Palia, më tregoi një copëz tjetër që...

Iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 mln lekë, gjykata liron mjekun Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit, (GJKKO) ka liruar mjekun kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti. Apeli ka shfuqizuar vendimin e mëparshëm atë...