Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Rama tha se shumë shpejt do të miratohet ligji për ndërtuesit. Ata do të dënohen nga 7 deri në 15 vite burg nëse bëjnë ndërtime me shkelje. Aktualiht bëhet fjalë për 50 viktima, e ndërsa Rama vuri në dukje se nuk do të ketë tolerime për askënd ndërtues që abuzon.
“7 deri në 15 vite për çdo ndërtues, që leja jepet për 3 kate dhe bëjnë 15 kate”, tha më tej ai. Kryeministri e përfundoi fjalën duke vënvizuar “Burg për ndërtuesin, burg për arkitektin dhe burg për supervizorin”.
“Duhet që sot të mos abuzohet me ndihmat. Nuk duhet të përfshihet këtu struktura e qeverisë, e këtyre organizatave, por edhe paratë e tyre do të kontrollohen. E patë ata mashtrues që flitet në emrin tim.
Tani po flitet për një tjetër grabitje. Fondet do të monitorohen. Unë po shkoj të bëj ca shtëpi aty…. Ne nuk do kemi tezga, çdo gjë do të kanalizohet dhe të dimë se çfarë do të bëhet. Në tryezë do të përcaktojmë standartet, do të shikojmë a do të duhet të ndërtohet 4 pallate apo 2. Atyre që po them që si ndërtues, që thonë unë do të bëj kap apartamente, do ju thoni lekë, na duhen lekë. Nuk duam tulla me klering, duhet që çdo gjë të jetë e standartizuar dhe transparente.
Nuk përfitojnë nga kjo ata që kanë financuar para këtij vendimi. Kemi edhe një vendim tjetër për… u bëra lëmsh këtu, për tatimin mbi vlerën e shtruar, për materialet që do të përdoren për të rindërtuar. Pra çdo mjet apo pajisje nuk do të jetë pjesë e TVSH-së. Dua edhe një herë ta përsëris ne jemi maksimalisht të angazhuar, ne do të flasim me vepra, me fakte.
Po përgatisim edhe një akt për dënimet. Me 50 viktima, nga ndërtimet e 30 viteve. Burgosjen e çdo individi që merr leje ndërtimi me emrin e tij, që lë pas një ndërtim që ka shkelje.
7 deri në 15 vite për çdo ndërtues, që leja jepet për 3 kate dhe bëjnë 15 kate. Për përgjegjësitë duhet të shohim inventarin njëherë. Burg për ndërtuesin, burg për arkitektin dhe burg për supervizorin. Arkitektët duhet të denoncojnë pronarin e tyre në rast shkelje, kur i thotë më bëj një kat tjetër lale, janë bashkëpunëtorë”, u shpreh Rama.