Dy të rinj janë arrestuar sot në Krujë, pasi ishin shpallur në kërkim për vjedhje të mbetur në tentativë.
Në pranga kanë rënë shtetasit Xh. M., 23 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, të dy banues në Delvinë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. M., më datë 30.03.2019, kanë tentuar të vjedhin me armë në një karburant në lagjen nr. 13, Durrës, por ngjarja është parandaluar nga shërbimet e Policisë.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin e autorëve dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. M., ndërsa shtetasit Xh. M dhe A. Ç. kanë mundur të largohen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.