Një 35-vjeçar i identifikuar si Ronald Kryemadhi, qëlloi mbi punonjësit e policisë me armë, për shkak se këta të fundit kishin shkuar për të bërë shoqërimin e tij drejt Gjykatës së Tiranës, pasi kishte një denoncim për dhunë ndaj tij.
Kryemadhi, i cili është i dyshuar për bindje ekstreme, i pengonte fëmijët të shkonin në shkollë, me pretendimin se ata i shkollonte Allahu, dhe po ashtu ushtronte dhunë ndaj tyre.
Ai u vetëdorëzua pas disa minutash negociatash. Tashmë është publikuar edhe fotoja e Kryemadhit, i dyshuari si ekstremist.
Këtë fakt e përforcojnë edhe deklaratat e tij të bëra më herët, se fëmijët e tij nuk kishin nevojë për shkollë, pasi shkollën ua jepte Allahu.