Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Tensionet Rusi-Ukrainë, Rama zbulon qëndrimin që do mbajë Shqipëria

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Tensionet Rusi-Ukrainë, Rama zbulon qëndrimin që do mbajë Shqipëria

Përplasja Rusi-Ukrainë është sjellë në fokus nga kryeministri Rama, i cili e ka vënë theksin tek dialogu. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot, se për çështjen e konfliktit Rusi-Ukrainë, Shqipëria do të jetë në krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i qeverisë gjatë një konference për shtyp, ku shoqërohej nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se është marrë konfirmimi që SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse lidhur me këtë çështje.


“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga DASH, se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse, ky është termi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, lidhur me çështjen e Ukrainës. Është padiskutim një përgjegjësi e re dhe shumë e madhe, por edhe një konfirmim i një Shqipërie krejt tjetër në arenën ndërkombëtare, i një Shqipërie që vlerësohet për karakterin. Vlerësohet për qëndrueshmërinë, vlerësohet edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen, që promovon sigurinë”.

Kemi shtim të trupave të SHBA në vende fqinje me Ukrainën si me Poloninë dhe Rumaninë. A ka marrë Shqipëria kërkesë nga NATO për të kontribuar edhe në aspektin ushtarak? A lind nevoja që të udhëtoni drejt Ukrainës me këtë përgjegjësi që keni marrë? A ka shqiptarë në Ukrainë?

Rama: Së pari dëshiroj të theksoj se qëndrimet tona në lidhje me këtë çështje në vijim janë të qarta, të njohura, të pandryshuara. Dëshiroj të theksoj se në këndvështrimin tim, rruga për të adresuar këtë tension që rritet çdo ditë dhe këtë konflikt është rruga e bisedimeve. Rruga e gjetjes së të gjitha arsyeve të mundshme dhe të imagjinueshme për të biseduar, dhe për të kërkuar me durim pikat e përbashkëta edhe pse janë tejet të vështira për tu gjetur. Nga ana tjetër, unë besoj se çdo shqiptar që ndjek ecurinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, sot duhet të ndjehet mirë i vlerësuar, pjesë e pikërisht atij komuniteti vlerash. Do kemi mundësi në këto dy vite që të luajmë një rol duke shfrytëzuar peshën e madhe që i jep këtij çiftëzimi SHBA. Shqipëria është shumë e qartë në pozicionin e saj, s’ka pasur asnjëherë asnjë ekuivok, por në atë modestinë e peshës sonë, këtë përballje elefantësh ne sidoqoftë ruajmë të drejtën të themi bisedime.

Pse keni heshtur për letrën e Rusisë?

Rama: Ajo letër si drejtohet vetëm Shqipërisë, por të gjitha vendeve anëtare të NATO-s dhe të OSBE. Asnjë qeveri nuk është marrë me atë letër publikisht, më thoni një qeveri që është marrë me atë letër. Qëndrimet tona janë publike, të qarta, të drejta. S’kemi asnjë problem në marrëdhëniet tona me Rusinë. Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por kemi ndarje të qartë në këtë pikë. E gjithë zhurma për letrën është pjesë e një zhurme folklorike në katundin e PD.

Ndaj mendimin e shumë të tjerëve që ky është një konflikt goxha i rrezikshëm, dhe tensioni është me potencial të lartë. Bëj pjesë te ai grup njerëzisht që rruga është; bisedime, bisedime, për të gjetur pika shtensionimi dhe për të hapur një proces shumë të vështirë dakordësimesh. Është e komplikuar, por nga ana tjetër ky është një nga ato rastet kur ne jemi si të thuash dhe ndajmë barrën me të mëdhenjtë e kësaj bote, por s’kemi barrën e tyre që është marrja e vendimeve përfundimtare. Konflikti është me potencial rrezikshmërie të lartë.

Tags: ramarusiUkrainë

TË LIDHURA

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime
Politikë

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Next Post
Muri i Lotëve, historia e njërit prej objekteve më të famshëm në Jeruzalem

Muri i Lotëve, historia e njërit prej objekteve më të famshëm në Jeruzalem

“Do të të hedh në gjyq”/Agravon sherri mes Einxhel dhe Donaldit

“Do të të hedh në gjyq”/Agravon sherri mes Einxhel dhe Donaldit

Syri i keq, historia e mallkimit të lashtë që besohet ende në ditët e sotme

Syri i keq, historia e mallkimit të lashtë që besohet ende në ditët e sotme







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com