E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Tender për kanalin vaditës, firma e gabuar që çoi pas hekurave Fatos Tushen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një kohë të shpejtë, pas lajmit për arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se Fatos Tushen nuk mund ta mbrojë PS-ja, e duhet të përgjigjet vetë përpara drejtësisë.

“Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak. Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve”.

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 11 bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar nga SPAK, pasi janë të përfshirë në një tender abuziv të ditëve të fundit, prej 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës.

Tushes i janë vënë prangat në zyrën e tij, e ndërsa nga sa është mësuar deri më tani kreu i këti grupi ishte Flamur Peqini, kreu i Ndërmarrjes së Pasurive Publike dhe njëherazi ish- kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje. Favorizimi i një kompanie për rehabilitimin e një kanali vaditës në Lushnjë me vlerë 24 mln lekë, duket se është bërë shkak i akuzave për kryebashkiakun Tushe.

Lexo edhe :   "Vuaj nga zemra, diabeti dhe jam alergjik", Fatos Tushe kërkon lirinë
Lexo edhe :   Rama i mrekulluar nga Dua Lipa: Të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Mes të arrestuarve është edhe Flamur Peqini, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje i cilësuar si “koka” i grupit, Gazment Çela zv. drejtor i Ndërmarrjes së Pasurive Publike dhe Xhemal Hasko përgjegjësi i ujit në Bashkinë Lushnje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...