Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Teatër shqiptar me Gjykatën e Hagës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Teatër shqiptar me Gjykatën e Hagës

Nga: Mero Baze

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqjen dhe ka kërkuar zgjedhje të reja, pasi në zyrën e tij sot në mëngjes ka mbërritur një fletëthirrje nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, për krimet e luftës. Askush nuk mund të paragjykojë fletëthirrjen e një Gjykate Ndërkombëtare për krime lufte, ashtu si askush nuk mund të konsiderojë fajtor Ramush Haradinajn pa u gjykuar. Dhe kjo është shumë e qartë.

Gjithë të tjerat janë marketing politik, një përpjekje për viktimizim politik.

Së pari, ky nxitim për ta quajtur gjest burrëror ikjen në Hagë pasi vjen fletëthirrja, është qesharak dhe nuk duhet t’i trajtojmë shqiptarët si idiotë.

Burrëri në kuptimin shqiptar, do të ishte të mos shkoje në Hagë kur të vjen fletëthirrja, po një lloj burrërie e marrë.

Por shkuarja është veprim normal, që e ka bërë çdo epror i UÇK që i ka ardhur kjo fletëthirrje deri më sot.

Së dyti, paragjykimi se Gjykata Speciale është duke bërë politikë me fletëthirrjet, është një paranojë shqiptare, që forcon traditën e mosbesimit tek drejtësia.

Nëse e paragjykojmë si të tillë, atëherë do të thotë se presim që Haradinaj të dënohet, ndërkohë që nga ana tjetër, po themi që lufta e UÇK ka qenë e pastër dhe Haradinaj është i pafajshëm.

Tani ose njëra, ose tjetra.

Nëse besojmë tek pastërtia e UÇK dhe pafajësia e Haradinajt, besojmë se kjo gjykatë dhe më parë, dy herë të tjera e ka nxjerrë të pafajshëm. Se po të ishte siç po e paragjykoni sot, atëhere nuk do ta dinim, pse ishte UÇK e pastër, apo Haradinaj i pafajshëm.

Së treti, dorëheqja e Haradinajt para nisjes në Hagë dhe kërkesa për zgjedhje të parakohshme, është një taktikë politike e Hardinajt, për të fituar elektorat përmes viktimizimit, por nuk ka lidhje me statusin e tij si i thirrur në Hagë për krime lufte.

Ai po përpiqet të viktimizohet nga fletëthirrja, dhe të shpresojë se kjo do ta forcojë në zgjedhje në Kosovë.

Por kjo nuk ka lidhje me faktin se Kosova turpërohet apo nderohet, duke u gjykuar Ramushi si individ, apo me detyrë kryeministër.

Ramushit si kryeministër, ende nuk i ka ardhur ora të gjykohet. Nëse do të gjykohet për korrupsion apo shkelje ligji, do ta bëjnë gjykatat e Kosovës. Uroj mos t’i ndodhë kjo gjë.

Por në Hagë hetohet dhe gjykohet Ramush Haradinaj, si ish-komandant dhe s’ka lidhje fare me faktin, që sot është kryeministër. Nëse ai dënohet si hero i luftës në Kosovë, do të mbetet në histori. Nëse hetimi zbulon gjëra të pakëndshme për vëllavrasje, po ashtu ai e merr personalisht atë taksë.

Përpjekja për t’ia quajtur nder Kosovës, faktin që Ramushi po ikën si kryeministër i dorëhequr, është një paragjykim i rëndë për drejtësinë dhe Ramushin, pasi po duket sikur ai është apriori fajtor.

E gjitha çfarë ka ndodhur sot, është një proces për të cilin Haradinaj ka qenë i përgatitur, ashtu si Thaçi, Veseli e kushdo tjetër që e kanë votuar vetë Gjykatën Speciale.

Tani ky procesi i dekoratave paradhënie për ata që nisen drejt Hagës, është një folklor shqiptar. Dhe akoma më keq ngjan kur e shikon këtë nga Shqipëria, ku Lulzim Basha që përlotet për Ramushin, është i pari që ja ka mbushur dosjen dhe i fundit politikan që nuk ka shkuar kurrë para drejtësisë në Shqipëri, as kur ka vjedhur, as kur ka vrarë, as kur është kapur duke pastruar para.

Njëjtë dhe të tjerët, që përballja me drejtësinë u duket burrëri. Nuk është burrëri. Është detyrim.

 

Tags: ish-komandantkryeministri i KosovesRamush Haradinaj

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Fyeu Erdogan-in teksa performonte në skenë, aktorja dënohet me burg

Fyeu Erdogan-in teksa performonte në skenë, aktorja dënohet me burg

Ja ku shkoi Haradinaj pas dorëheqjes si kryeministër (foto)

Ja ku shkoi Haradinaj pas dorëheqjes si kryeministër (foto)

Zbulohen lëvizjet e bujshme të sezonit të ri televiziv

Zbulohen lëvizjet e bujshme të sezonit të ri televiziv

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu
Aktualitet

“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

by mirseda
11:02 | 14/07/2025
0

Gjykata e Tiranës ka refuzuar ankimin e prindërve të Brian Spahiut të cilët kërkuan në çfarë faze...

Arrestohet 40-vjeçari në kërkim për drogë dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali

Arrestohet 40-vjeçari në kërkim për drogë dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali

10:54 | 14/07/2025
Tërmeti godet bregdetin jugor – ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Tërmeti godet bregdetin jugor – ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

10:14 | 14/07/2025
Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

09:24 | 14/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com