Shqipëria

Zbulohen lëvizjet e bujshme të sezonit të ri televiziv

               Publikuar në : 07:38 - 20/07/19 M. S

“Merkato” e gazetarëve, drejtuesve dhe analistëve duket se nuk ka të ndalur. Sikundër u zbulua edhe një ditë më parë, shtatori do të nisë me surpriza. Një prej lëvizjeve më të bujshme është ajo e gazetarit Sokol Balla, i cili do të braktisë Vizion+ për News24.

Po kështu, disa zëra ende të pakonfirmuar thonë se pritet të mbyllet emisioni “Të Paekspozuarit”. Gjithsesi këto ende mbeten në kuadrin e disa zërave jo zyrtarë, por nuk përjashtohet mundësia të ndodhë, pasi do të nevojitej hapësira televizive për emisionin e Sokol Ballës, “Real Story” që te Vizion Plus është transmetuar 3 herë në javë.

Gazetari i njohur Erl Murati, nga shtatori do t’i bashkohet ekipit të INTV, ndërsa Alfred Lela do të jetë pjesë e Euronews Albania.

Euronews Albania vjen si i pari franchise i një media ndërkombëtare në Shqipëri, falë marrëveshjes së nënshkruar nga Euronews dhe IN Media në vitin 2018.

Euronews Albania do të nisë në vjeshtë transmetimet në TV dhe online për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT