Bota

Fyeu Erdogan-in teksa performonte në skenë, aktorja dënohet me burg

               Publikuar në : 22:20 - 19/07/19 user tir

Këngëtarja dhe aktorja turke Zuhal Olcay është dënuar me 11 muaj e 20 ditë burg për fyerje publike ndaj Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Gjithçka kishte nisur me një denoncim në numrin telefonik të policisë. Sipas denoncuesit, Olcay, më 5 gusht të 2016-ës, teksa performonte në një skenë në Kadikoy të Stambollit kishte bërë një veprim me dorë që përmbante fyerje ndaj Presidentit Erdogan.

Raportohet se Olcay ka shprehur pendesën për veprimin e saj duke theksuar se “ishte një veprim impulsiv”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT