E hënë, 25 Tetor, 2021
22.5 C
Tirana

“Teatër i ri, mentalitet i ri”, Rama nxjerr deklaratën e aktorit

Kryeministri Edi Rama po vijon ende të publikojë deklarata të artistëve shqiptarë që janë pro prishjes së Teatrit Kombëtar. Kësaj here Rama ka risjellë në vëmendjen e opinionin publik deklaratën e aktorit të mirënjohur shqiptar, Ardian Cergas.

Postimi i plotë i Ramës:

“Ardian Cerga u shfaq në vëmendjen e publikut, si një profil i ri dhe jashtë kornizës së asaj kohe, kur pati fajin se i ngjante më shumë gangsterëve që interpretonte Alen Deloni, se sa partizanëve apo ballistëve të Realizmit Socialist. E trajtuan si një artist të degjeneruar dhe e degdisën në Shtëpinë e Kulturës së Beratit, pa të drejtë aktrimi! Edhe Ardian Cerga e ka një opinion për çështjen e teatrit dhe si të gjithë ata që duan teatrin përpara politikës dhe nuk kapen pas politikës për të bërë teatër, ai mbështet shembjen e ngrehinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, në të njëjtin territor.

ARDIAN CERGA:

Domosdoshmëria e një teatri të ri është evidente! Po njësoj është evident fakti i gjendjes dhe strukturës së mjerueshme të ngrehinës së teatrit, e cila për fat të keq nuk afron më asgjë përveç një lloj nostalgjie paksa naive, meqë në skenën e këtij teatri kanë interpretuar kolosët e artit skenik. Kjo më sjell në mendje polemikën e një viti më parë për ndalimin e filmit shqiptar, ku shumë pak u prononcuan në mbrojtje të figurave të shquara të ekranit, të cilat sot po trajtohen sikur do të humbasin vlerën e tyre po të shemben muret e ngrehinës teatër… Qesharake! Si qytetar dhe si aktor shqiptar, e shikoj të domosdoshëm ndërtimin e një teatri të ri me të gjithë parametrat që koha kërkon; gjithmonë në vendin ekzistues dhe në territorin e tij natyrisht! Ndërsa për respekt të figurave të shquara mund të krijohet brenda ambientit të teatrit të ri një hapësirë muzeale, ku të nderohen siç duhet dhe jo kështu si sot, që vetëm përdoren si alibi kundër teatrit të ri! Një teatër i ri do të thotë edhe një mentalitet i ri…”

Lexo edhe :   Detaje nga tragjedia në sheshxhirim, ja kush ia dha armën e mbushur aktorit
Lexo edhe :   "Pse gënjen Rama për sekret”? Basha reagon për komisionin "Becchetti"

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reagime pas ndalimit të sportistëve të Kosovës nga Serbia

Autoritetet e Serbisë ndaluan në kufi dhe nuk lejuan ekipin përfaqësues të boksit të Kosovës që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit...

“Ata autobusë prodhojnë kancer, keni 5 ditë kohë”, arrihet dakordësia

Pas shumë ditëve të utobusëve të tejmbushur dhe vonesave të pajustifikuara, sot është arritur dakordësia me operatorët e transportit urban. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Derbi gjithnjë përtej futbollit…

Nga: Eduard Zaloshnja Para ca kohësh, zhvillova një sondazh me tifozë e dashamirës të Tironës në lidhje me ndryshimin e emrit zyrtar të klubit (nga...

Vd*kja e turistëve ruse/Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja

Lidhur me rastin e vdekjes së mistershme të katër shtetasve rusë, Prokuroria i është drejtuar me një kërkesë një kompanie të huaj, për të...

VIDEO/Semi përplaset me Fifin për shkopin që ajo mban në dorë, shpërthen në lot

Sherri i sajuar ndërmjet Fifit dhe Monikës, ka përshirë lojtarë të tjerë, duke krijuar jo pak polemika tek banorët e shtëpisë së “Big Brother...