Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Të vjetrit në vend punojnë më shumë se të rinjtë

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Të vjetrit në vend punojnë më shumë se të rinjtë

Meshkujt shqiptarë mbi moshën 50 vjeç rezultojnë se janë më aktivë në tregun e punës, në raport me femrat, por edhe pjesëmarrja e tyre në tregun e punës është më e lartë sesa tek meshkujt e rinj.

Në totalin e punonjësve me pagë deri në moshën 49 vjeç, shihet se dominojnë femrat. Mbi moshën 50 vjeç, ka më shumë të punësuar meshkuj se femra. Një anketë e INSTAT, për të ardhurat nga punësimi, ka gjetur se, në totalin e të punësuarve me pagë deri në moshën 30 vjeç, 52.8% janë femra dhe 47% janë meshkuj.

Gjithashtu, nga të gjithë të punësuarit në grupmoshën 30-39 vjeç mbi 51% ishin femra dhe 49% ishin meshkuj. Diferenca ndërmjet të punësuarve femra dhe meshkuj u rrit edhe më shumë në grupmoshën 40-49 vjeç. Sipas INSTAT, në këtë kategori 53.4% e totalit të të punësuarve me pagë ishin femra dhe 46% ishin meshkuj.

Por mbi moshën 50 vjeç raportet përmbysen. Më shumë se 54% e të punësuarve në këtë grupmoshë janë meshkuj dhe 48% femra. Mbi moshën 60 vjeç, 82% e totalit të të punësuarve janë meshkuj dhe vetëm 17.8% janë femra.

Struktura e punësimit nën moshat 50 vjeç dominohet nga femra për dy arsye. E para lidhet me emigrimin e lartë të meshkujve në këtë grupmoshë dhe e dyta me faktin se pas vitit 1990, ciklet e larta të studimit janë dominuar nga femrat. Duke qenë më të arsimuara, femrat janë më konkurruese në punët me pagë, sidomos në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe shërbimeve administrative.

Mbi moshën 50 vjeç të aktivizuarit me punë dominohen nga meshkujt për dy arsye. E para, meshkujt dalin në pension së paku katër vite pas femrave. Së dyti, meshkujt mbi 50 vjeç janë shkolluar para viteve 1990 dhe për rrjedhojë, janë më të profilizuar dhe me më përvojë, duke qenë atraktiv për tregun e punës.

Forca e punës dhe struktura e saj do të ndikohet në vitet në vijim edhe nga plakja me ritme të shpejta e popullsisë. Popullsia në moshë pune do të ulet deri më 2031 me një ritëm pak më të shpejtë se sa popullsia e përgjithshme me më shumë sesa 18% në pothuaj të gjitha qarqet, përveç atyre që e shtojnë popullsinë nëpërmjet migrimit (Tirana, Vlora dhe Durrësi), sipas projeksioneve të INSTAT.

Tirana është qarku i vetëm në të cilin parashikohet rritje e konsiderueshme në forcën potenciale të punës (me 20% deri në vitin 2031, sipas skenarit normal me shpërndarje gjeografike dhe emigrim konstant brenda vendit). Rënia më e fortë në forcën e mundshme të punës parashikohet për Gjirokastrën (me -43%), si dhe për Beratin dhe Dibrën (me të paktën -30%). Emigrantët janë në masën 90% pjesa më aktive e tregut të punës. Duke ikur, lirojnë hapësirat për punësim për ata që mbeten./Monitor

Tags: femrainstatmeshkujpune

TË LIDHURA

Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave

19:18 | 17/12/2025
PD mbledh Këshillin Kombëtar, Salianji shpjegon arsyen se pse nuk është i pranishëm
Aktualitet

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Salianji shpjegon arsyen se pse nuk është i pranishëm

18:36 | 17/12/2025
Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit
Aktualitet

Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit

17:52 | 17/12/2025
Next Post
Mbi 30 shtete raportojnë raste me variantin e ri të koronavirusit

Mbi 30 shtete raportojnë raste me variantin e ri të koronavirusit

“Unë njeriu i Sigurimit që provoja ushqimin e Enverit dhe dëshmova ndaj Hazbiut e Feçorit”

Foto të rralla/ Kur Enver Hoxha festonte Vitin e Ri në ‘Pallatin e Brigadave’

Detaji/ Kryeministri Rama me kollare kuqezi në takimin me ministrin grek

“Më e keqja është pas krahëve”, Rama jep mesazhin e rëndësishëm (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave

by mirseda
19:18 | 17/12/2025
0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras. Sipas burimeve i plagosuri sapo ishte...

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Salianji shpjegon arsyen se pse nuk është i pranishëm

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Salianji shpjegon arsyen se pse nuk është i pranishëm

18:36 | 17/12/2025
Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit

Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit

17:52 | 17/12/2025
Incident me armë zjarri në Lezhë! 50-vjeçari i dëmtuar paraqitet vetë në spital

Incident me armë zjarri në Lezhë! 50-vjeçari i dëmtuar paraqitet vetë në spital

17:49 | 17/12/2025
GJKKO dënon ish-audituesin e KLSH-së dhe bashkëpunëtoren për ryshfet

GJKKO dënon ish-audituesin e KLSH-së dhe bashkëpunëtoren për ryshfet

17:32 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com