Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një person. Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur pranë një lavazhi, ku dhe është gjetur një gëzhojë.
Aktualisht policia e cila ndodhet në vendngjarje, ka shoqëruar tre persona. Nga këta persona, dy prej tyre janë punonjës të lavazhit.
Burimet paraprake, ende jo zyrtare, njoftojnë se personi i plagosur ka marrë një plumb në qafë.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmën e duhur shëndetësore.