E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Përshkallëzohet protesta/Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë ndaj turmës

Protestuesit kanë dalë sërish në rrugë në ditën e pestë sot, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Protestuesit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, dhe më pas kaluan përpara Ministrisë së Brendshme. Në shenjë simbolike, disa prej protestuesve u shtrinë përtokë përpara hyrjes kryesore të Ministrisë së Brendshme.

Prej andej, turma e protestuesve u drejtua për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Kryeministrisë.

Me parrulla në duar, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Protesta e cila është në ditën e pestë të saj është përshkallëzuar. Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj turmës së protestuesve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...