Katër persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sherri me sende të forta mes disa banorëve pranë shkollës ‘Çajupi’ në kryeqytet.
Ngjarja sapo është raportuar, dhe ende nuk dihen shkaqet që çuan në përleshjen e dhunshme.
Nga të dhënat paraprake, ende jo zyrtare bëhet me dije se njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë zjarri, duke trembur edhe banorët e zonës. Policia ndodhet në vendngjarje.