E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Plas sherri në Tiranë/ Burra e gra godasin njëri-tjetrin me karrige (VIDEO)

Disa banorë në afërsi të shkollës “Çajupi” në kryeqytet janë përfshirë në një konflikt, dhe si pasojë e përleshjeve raportohet të jenë plagosur me sende të forta katër persona.

Është qëlluar në ajër me armë zjarri, por deri tani nuk ka të konfirmuar për ndonjë të dëmtuar me armë. Gjatë sherrit, njëri prej banorëve ka qëlluar në ajër me armë zjarri, dhe më pas është neutralizuar nga uniformat blu.

Pjesë e ngjarjes është bërë edhe operatori i ‘Fax News’, ku në momentin që ka tentuar të filmojë konfliktin, është sulmuar fizikisht nga agresorët. Ndonëse ai ka thënë se është punonjës i medias, në drejtim të mjetit të tij është goditur me karrige, dhe më pas është tentuar dhe dhunimi i tij fizik.

E gjithë ngjarja është zhvilluar në praninë e policisë, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur nga përdorimi i sendeve të forta. Burimet bëjnë me dije se është dashur ndërhyrja e një partulle shtesë policie, për rikthimin e situatës në normalitet. Po kështu është sekuestruar dhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur nga një prej banorëve.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

24 vende të botës me Omicron, OBSH: Rrezik më i lartë i ri-infektimit

Zyrtarët shëndetësorë thonë se varianti i ri i koronavirusit Omicron tani është bërë dominues në Afrikën e Jugut, dhe po nxit një rritje të...

Greqia konfirmon rastin e parë të Omicron. Gjobë kush nuk vaksinohet

Greqia ka raportuar rastin e parë të variantit të koronavirusit Omicron në ishullin e Kretës, njoftoi sot në mëngjes Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos...

Akuzat për “Toyota Yaris”, Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën

Në Kuvend janë rikthyer sërish përplasjet e ashpra ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me ndryshimet në ligjin për "Pastrimin e parave". Kreu i...

4 mijë euro për gradën “Nënkomisar”, SPAK del me njoftimin e rëndësishëm

Një kryekomisar, me detyrë Lektor në Fakultetin e Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë si dhe një Inspektor në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor të Policisë...

Basha: Institucionet shtetërore me kod omerta të mafies, pranoni Vettingun

Kryedemokrati Basha, nga Kuvendi bëri thirrje që të pranohet kërkesa për Vettingun në politikë. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Basha...