Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Të refuzuarit e SHBA dhe BE në Tiranë, tani janë problem i shqiptarëve

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Të refuzuarit e SHBA dhe BE në Tiranë, tani janë problem i shqiptarëve

Nga: Mero Baze

Dy zyrtarët më të rëndësishëm të SHBA për Ballkanin dhe Shqipërinë nisën sot vizitën zyrtare në Tiranë, ku më shumë bie në sy dhe ka rëndësi se kë nuk do të takojnë, se sa ata që do të takojnë. Ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit dhe i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, kanë një axhendë të qartë politike në Shqipëri.

Ata vijnë për të mbështetur reformën në drejtësi, betejën kundër pandëshkueshmërisë së politikanëve, dhe bashkëpunimin me Bashkimin Europian për integrimin e Shqipërisë dhe konsiderimin edhe nga Europa të sanksioneve amerikane kundër individëve politik në Shqipëri, të dizajnuar si minues të demokracisë dhe të përfshirë familjarisht në korrupsion domethenës.

Dhe jo aq për koinçidencë takimi i tyre i parë në Tiranë u bë sot me delegacionin e nivelit të lartë të Bashkimit Europian, drejtuar nga komisioneri europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, që gjendeshin për vizitë këtu.

Por pse është më e rëndësishme se kë nuk takojnë në Tiranë zyrtarët perëndimorë?

Edhe delegacioni i nivelit të lartë të Bashkimit Europian, dhe delegacioni më i lartë amerikan për Ballkanin, që takohen bashkë në Tiranë, nuk shkelin vetëm në dy institucione, në zyrën e Sali Berishës dhe në zyrën e Ilir Metës.

Njëri është president formal i Shqipërisë ende në detyrë, por duket që është një figurë e papranueshme për Perëndimin (përveç disa fshatrave arbëreshë në Itali të Jugut), kurse tjetri Sali Berisha është më shumë se i papranueshëm, është një objektiv lufte nga Perëndimi.

Delegacioni i BE, por edhe ky i SHBA, do të takohet me Edi Ramën dhe me përfaqësues të grupeve parlamentare të PS dhe Partisë Demokratike që nuk pranon Sali Berishën. Pra me Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabakun.

Pas kësaj është edhe më e qartë se rezistenca e Sali Berishës dhe Ilir Metës kundër Perëndimit, tani nuk është më një çështje e Perëndimit, por një çështje e shqiptarëve.

Perëndimi nuk emocionohet nga lojërat e tyre dhe as nga kundërvënia publike e tyre. Perëndimi i ka shpallur këta dy politikanë të padëshirueshëm për një Shqipëri pro-perëndimore.

Kushdo që mbështet ata, është duke investuar për një Shqipëri kundër SHBA dhe kundër Bashkimit Europian.

Ideja e Sali Berishës se duke sfiduar SHBA me banditë më 6 mars kundër Bashës, do ta gjunjëzonte atë me idetë foshnjarake se SHBA bëhet “me të fortin”, tani ngjan dhe më vulgare. Ai dhe aleati i tij politik Ilir Meta janë më të izoluar dhe poshtëruar se kurrë.

Edhe manovrat e tyre për ta kufizuar përgjegjësinë e betejës me Perëndimin kundër ambasadorëve të Perëndimit në Shqipëri, u bë bajate.

Nga ana tjetër, kjo axhendë është një përgjegjësi dhe për shumicën në pushtet dhe raportet e saj me drejtësinë, pasi ajo duhet të përfshihet në një betejë me fakte ligjore kundër pandëshkueshmërisë së politikanëve që po sfidojnë të ardhmen perëndimore të Shqipërisë, për shkak të frikës së tyre nga drejtësia.

Dy delegacione të nivelit më të lartë të mundshëm në aspektin politik janë në Tiranë dhe janë qartazi vetëm për ata shqiptarë që mbështesin Perëndimin. Dhe natyrisht që nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga linja e tyre.

Është problemi i shqiptarëve nëse mes Perëndimit dhe “duam babistëve”, u mbajnë oturakun këtyre të fundit, derisa të shuhen rrugëve si mbetje toksike talibane të shekullit 21.

Tags: beilir metasali berishaSHBAtirane

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Legalizimi i kan*bisit mjekësor/Çuçi: Disiplinimi me ligj do të jetë strikt

Legalizimi i kan*bisit mjekësor/Çuçi: Disiplinimi me ligj do të jetë strikt

Reduktohet numri i zyrave të Gjendjes Civile/Çuçi: Shërbimet do merren online

Reduktohet numri i zyrave të Gjendjes Civile/Çuçi: Shërbimet do merren online

KMSH njofton besimtarët myslimanë kur do të falet Namazi i Fitër Bajramit

KMSH njofton besimtarët myslimanë kur do të falet Namazi i Fitër Bajramit







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Trump telefonatë me Xi: Marrëdhëniet SHBA–Kinë shumë të mira
Bota

Trump telefonatë me Xi: Marrëdhëniet SHBA–Kinë shumë të mira

by mirseda
17:28 | 04/02/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ai dhe Presidenti kinez Xi Jinping diskutuan situatën në Iran...

Defekt në stacionet e pompave, Durrësi rrezikon mungesë uji

Defekt në stacionet e pompave, Durrësi rrezikon mungesë uji

17:22 | 04/02/2026
Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

17:17 | 04/02/2026
Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

17:10 | 04/02/2026
Problematika me rrugën e zonës, banorët e Luzit vijojnë protestat

Problematika me rrugën e zonës, banorët e Luzit vijojnë protestat

16:08 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com