Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Të punësuarit në shtet shpenzojnë internetin për të parë filma e dëgjuar muzikë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Të punësuarit në shtet shpenzojnë internetin për të parë filma e dëgjuar muzikë

Të punësuarit në shtet bëjnë pesë muaj në vit pushime, ndërsa kohën e punës në zyrë e përdorin masivisht për të lundruar në internet. Gjatë orarit të punës, raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka nxjerrë në pah se punonjësit e administratës publike e përdorin pa efektivitet shërbimin e internetit.

Ata e shpenzojnë kohën e qëndrimit në institucionet shtetërore për të parë filma, rrjetet sociale, për të dëgjuar muzikë, radio apo për shkarkim dhe lojëra, veç përdorimit për të bërë update sistemeve operative të Microsoft.

Nga analizimi i të dhënave për vitin 2019 në Ministritë e Drejtësisë, të Kulturës dhe Bujqësisë e në Bashkitë e Korçës, Fierit, Vlorës dhe Lezhës si dhe në agjenci të ndryshme rezulton se rreth 15% e internetit shkon për argëtim virtual.

Pavarësisht se buxhetit të shtetit i kushton, për shërbimin e internetit në institucionet publike, një vlerë rreth 190 mln (188,887,230) lekë pa TVSH, grupi  i auditimit ka konstatuar se mungesa e akteve rregullatore mbi përcaktimin e nevojave dhe mbikëqyrjen e shërbimit të internetit, ka sjellë përdorimin pa ekonomicitet të fondeve, si dhe aksesin e pakontrolluar brenda institucioneve dhe jashtë tyre.

Gjetje tjetër e KLSH-së është se përdorimi i internetit nuk monitorohet si dhe nuk bllokohen apo kufizohen faqe që s’janë të nevojshme për t’u hapur gjatë orarit zyrtar të punës. Gjithashtu, raporti konstaton se Agjencia Kombëtare Shtetërore e Informacionit nuk disponon mekanizma për verifikimin dhe marrjen e masave në kohë reale mbi sulmet kibernetike. /Top Channel

Tags: Administratafilmainternetmuzikë

TË LIDHURA

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers” hidhen në protestë: Na likuidoni, duam siguri në punë!
Aktualitet

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers” hidhen në protestë: Na likuidoni, duam siguri në punë!

10:49 | 10/02/2026
Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit!
Aktualitet

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit!

10:45 | 10/02/2026
SPAK përfundon hetimet për Elvis Rroshin, çon dosjen në GJKKO për gjykim
Aktualitet

SPAK përfundon hetimet për Elvis Rroshin, çon dosjen në GJKKO për gjykim

10:33 | 10/02/2026
Next Post
Marrëveshja për hekurudhën/ Kurti: Qeveria s’është në dijeni të përmbajtjes

Marrëveshja për hekurudhën/ Kurti: Qeveria s’është në dijeni të përmbajtjes

“Po kollitesha sikur do vdisja”, përjetimet e të shpëtuarit nga koronavirusi

“Po kollitesha sikur do vdisja”, përjetimet e të shpëtuarit nga koronavirusi

Fluks i lartë nga koronavirusi, mjekët flenë në çdo cep të spitalit (FOTO)

Fluks i lartë nga koronavirusi, mjekët flenë në çdo cep të spitalit (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers” hidhen në protestë: Na likuidoni, duam siguri në punë!
Aktualitet

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers” hidhen në protestë: Na likuidoni, duam siguri në punë!

by mirseda
10:49 | 10/02/2026
0

Mosmarrja e pagave prej 7 muajsh dhe reduktimi i stafit ngriti në protestë punonjësit e kompanisë së...

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit!

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit!

10:45 | 10/02/2026
SPAK përfundon hetimet për Elvis Rroshin, çon dosjen në GJKKO për gjykim

SPAK përfundon hetimet për Elvis Rroshin, çon dosjen në GJKKO për gjykim

10:33 | 10/02/2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy të dënuarve për drogë

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy të dënuarve për drogë

10:08 | 10/02/2026
Hagë/ Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër 4 ish-krerëve të UÇK-së

Hagë/ Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër 4 ish-krerëve të UÇK-së

10:06 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com