Bota

“Po kollitesha sikur do vdisja”, përjetimet e të shpëtuarit nga koronavirusi


               Publikuar në : 22:06 - 14/02/20 M S

Një nga pacientët që është shëruar nga koronavirusi, ka treguar të gjithë torturat dhe vuajtjet që ka hasur. Nga përballja me mjekët, e më pas transportimi në shtëpi, pasi nuk kishte hapësira në spital. Kolla e fortë dhe temperatura e lartë ishin sinjalet se diçka nuk po shkonte mirë me trupin e tij.

Madje ai nuk kishte fuqi as të ushqehej shëndetshëm, ndaj ishte drejtuar për në spital. Por çfarë ndodhi me të që ai ia hodhi paq? Studenti 21-vjeçar i cili preferon që të identifikohet me pseudonimin Tiger Ye, tha se kishte dalluar simptomat e para në datën 21 janar, kur ishte në shtëpinë e tij në Wuhan.

“Vuajtja nga temperatura shumë e lartë dhe dhimbja që torturonte çdo pjesë të trupit tim. Po kollitesha sikur do të vdisja”, ka thënë ai.

Pas katër ditësh, skaneri zbuloi se ishte koronavirus dhe se virusi i ishte përhapur deri në mushkri. Ai u dërgua për herë të dytë në shtëpi për tu izoluar, për shkak të hapësirës në spital.

Temperatura i ishte rritur, dhe po i dukej sikur po “trokiste në derrën e ferrit”. Më 12 shkurt, simptomat u zhdukën dhe testi tregoi se nuk ishte më i prekur nga virusi.

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT
Këtë e pëlqejnë %d blogues: