Presidenti Meta ka rrëfyer disa detaje në lidhje me takimin e mbajtur me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.
Duke e cilësuar si një takim normal, pjesë të agjendës, Meta u tregua mjaft i drejtpërdrejtë për ndihmën e dhënë nga SHBA. Ai tha në emisionin Open në Top Channel se ndihma s’ka të mbaruar, madje edhe ajo financiare.
“Solidariteti është i rëndësishëm” , tha kreu i shtetit.
Por ai nënvizoi ndër të tjera se ne duhet të ndihmojmë më shumë veten. Sipas tij, Shqipëria është në një situatë më të favorshme për ta përballuar këtë zhvillim pandemie.
Meta tha më tej se kjo është një betejë që do të vazhdojë, ndërsa e cilësoi si mjaft të rëndësishme që të bëhen testimet. Për të, kjo situatë nuk duhet nënvlerësuar.