Presidenti Ilir Meta konfirmoi se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në një intervistë për emisionin “Open”, Meta tha se në këtë mbledhje do të jetë përveç kreut të qeverisë Edi Rama edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Ai tha se për të përballuar këtë pandemi, duhet unitet. Po kështu ai përçoi një mesazh të fortë, se nuk është koha për të nxjerrë përfitime politike nga askush. “Duhet unitet për të përballuar pandeminë. Bashkë me Ramën e Bashën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Unitet përballë pandemisë ka qenë qasja ime që me fillimin e kësaj pandemie.
Besoj që pas dy ditësh do thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, ku do t’i bëj ftesë edhe z.Basha që të shprehë aty disa nga pikëpamjet e tij dhe të njihet me masat që janë marrë nga qeveria.
Qasja duhet të jetë gjithpërfshirëse. Nuk është koha për të nxjerrë përfitime politike nga askush”, tha presidenti Meta.