Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Të mbrojmë Kushtetutën”/ Meta i shpreh mirënjohjen ish-ambasadorit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Të mbrojmë Kushtetutën”/ Meta i shpreh mirënjohjen ish-ambasadorit

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka analizuar situatën politike në vend, teksa mbështet presidentin Meta në pretendimet e tij.

Nesho shprehet se i vetmi institucion i pavarur që po reziston është institucioni i Presidentit të Republikës. Ish-ambasadori e cilëson Metën si shtetarin-qytetar në mbrojtje të Kushtetutës.

Shkrimi i tij u shpërnda në Facebook nga presidenti Meta, duke shprehur mirënjohje për ish-ambasadorin.

“Mirënjohje Ambasadorit Nesho për integritetin e palëkundur në këto kohë vendimtare për Atdheun e të gjithë shqiptarëve në botë!”, shkruan Meta.

Komenti i Agim Neshos:

Kur baballarët e kombit krijuan Kushtetutën Amerikane, një grua pyeti Benxhamin Franklin se cfarë modeli qeverisje kishin zgjedhur. “Republikë – tha Franklin, nëse ju mund ta mbani.” Shqetësimi i tyre qëndronte në mbrojtjen e shtetit dhe republikës nga arroganca e mazhorancës.

Shqipëria, që me revolucionin demokratik të 90-ës idealizonte perëndimin dhe sistemin Amerikan të qeverisjes. Por ndërsa amerikanët mbetën të vendosur dhe të përgjegjshëm në mbrojtje të vlerave të democracisë, shqiptarët mbeten peng të psikologjisë lindore të pranimit të pagabueshmërisë së liderit, autoriteti i të cilit dominon.

Shqipëria gjithmonë e më shumë po shket në një regjim autokratik dhe jo- liberal ku shteti ligjor gjithmonë e më shumë është vënë në funksion të interëeave oligarkike të një pakice që dominon pushtetin politik. Balancat e pushtetit janë prishur, institucionet e shtetit janë kapur, parlamenti është një shtojcë e ekzekutivit, nuk ka as transparencë dhe as llogaridhënie. Thjesht nuk ka as republikë dhe demokracia vegjeton imagjinare.

I vetmi institucion i pavarur që po reziston është institucioni i Presidentit të Republikës. Beteja e fundit ishte kapja e drejtësisë. Veprimi i fundit i regjimit për të kapur Gjykatën Kushteuese nuk është një luftë midis Presidentit dhe Mazhorancës së kapur të regjimit. Ajo është fillimi i instalimit të një shteti autoritar që kërkon të mbrojë interesat e tij duke kapur drejtësinë nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës. Kushtetuta mund të jetë një ‘letër’ që mund të griset shpejt, por bashkë me të prishet kontrata sociale me popullin dhe e ardhmja që ai ka zgjedhur.

Sot Ilir Meta nuk është vetëm Presidenti i Republikës që është garant i mbrojtjes së Kushtetutës por edhe shtetari-qytetar në mbrojtje të Kushtetutës. Ai mund të ketë bërë gabime duke ndihmuar në instalimin e këtij sekti në pushtet në 2013 apo lejuar në heshtje disbalancën e pushteteve dhe marrjen e kompetencave të institucioneve të pavarura nga ekzekutivi.

Por sot Ai është gardiani i fundit i asaj që shqiptarët duhet ta kuptojnë që përbën qëllimin e ekzistencës (raison d’etre) të së ardhmes së tyre. Kjo është një cështje thelbësore për të ardhmen e shtetit Shqiptar.

Të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës!

Tags: agim neshoDeklaratatilir metaish-ambasador i okbKushtetutapresidenti

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë
Aktualitet

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

18:03 | 07/01/2026
Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë
Aktualitet

Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

17:54 | 07/01/2026
Next Post
“Zëri i Amerikës”/ Meta, thirrje për Referendum në “mbrojtje të Republikës”

Meta: Do vendosim një monitor në Bruksel, që të kuptojnë perlën e rilindjes

Dervishi bën publike provat e reja, Meta ulet mes gazetarëve

Dervishi bën publike provat e reja, Meta ulet mes gazetarëve

Rasti i Vorpsit/ Dervishaj: Situata është e rëndë për Ministrinë e Drejtësisë

Rasti i Vorpsit/ Dervishaj: Situata është e rëndë për Ministrinë e Drejtësisë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

‘Mos e përmend’/ Përse Mateo qau brenda shtëpisë së ‘BBVA’?
Showbizz

‘Mos e përmend’/ Përse Mateo qau brenda shtëpisë së ‘BBVA’?

by mirseda
19:54 | 07/01/2026
0

Dy banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, Mateo dhe Flori, janë përfshirë diten e sotme...

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Trump për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Prioritet diplomacia, por opsionet mbeten të hapura

Trump për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Prioritet diplomacia, por opsionet mbeten të hapura

18:54 | 07/01/2026
Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

18:03 | 07/01/2026
Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

17:54 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com