Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Të isha socialist, do gëzohesha pafund kur Berisha e baltos Bashën kësisoj…

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Artur Zheji

Vetëm pak kohë më parë nuk mund të mendohej kurrë kjo që po ndodh këto kohë, edhe sikur të futeshin në punë fantazistët më të mëdhenj, do të dukej surreale. Dhe do të dukej krejt sajesë pa kripë që “Babai” politik i Lulzim Bashës, mentori dhe “protektori” i tij numër një, të shndërrohet sot në akuzonjësin më të madh, në akuzuesin më gojëprishur dhe më gojërëndë të Lulzim Bashës. Gjykuar vetëm nga fillimet e Berishës kundër Bashës, gojërëndësia dhe gojëprishësia nga ana e Doktorit do vijë gjithmonë e më në rritje.

Ashtu si është rëndom në stilin e tij, ai pritet të akuzojë Bashën në çdo detaj të jetës së tij. Kështu si ka filluar do të shajë e do ta denigrojë dhe do të përgojojë pa asnjë kufizim, edhe më rëndë sesa vetë Ramën.

Me fjalorin pikant, agresiv dhe destruktiv, tipik berishist. Me siguri, Doktori për t’i bërë sa më interesante dhe sa më spektakolare “foltoret” (në të vërtetë e ka gjetur bukur këtë emërtim!), do shkojë thellë e më thellë, larg e më larg… Aq sa shpesh më shkon në mendje: “Mos vallë është edhe poliagjent ky Lulzim Basha?!”.

Ndërkohë që në radhët e para të këtij spektakli aq sa tragjik, po aq edhe komik, qëndrojnë socialistët gazmorë dhe patronazhistët e vëmendshëm, ministreshat apo bejlereshat, drejtorët milionerë të Shqipërisë së re, specialistët e rrugëve dhe të asfalteve, që fërkojnë duart të gëzuar, të harbuar dhe çakërrqejf. Ata, sigurisht, mezi presin që edhe Basha të “zbresë në fushën e betejës verbale dhe ta ndezë edhe më shumë Berishën dhe spektakli të arrijë majat.

Mirëpo, Basha ka zgjedhur vetëpërmbajtjen dhe deri tani ia ka dalë të mos jetë pjesë e spektaklit, duke e lënë Berishën krejt vetëm dhe pa as më të voglën replikë direkte. Ndërkohë që “fabula e Doktorit” me argumente konspiracioni (marrëveshje e fshehtë Soros-Rama-Basha) dhe me një thikë që ngulet pas shpine, duket se po konsumohet me shpejtësi dhe po bie në përsëritje. Sepse është e madhe ngarkesa e tij emocionale, shpërthyese dhe pa vetëpërmbajtje. Me agresivitetin e tij të njohur, Doktori duket se i shkoi deri në fund mllefit të tij të papërmbajtshëm anti-Basha.

Dhe me një shpejtësi po aq të madhe, duket se po i shteron qypat e vrerit, duke u bërë i parashikueshëm, në shpalljen befas: të “armikut shumëplanësh Lulzim Basha!”. Po Basha? Çfarë duhet të bëjë ai? Sigurisht, bëri mirë që e ndërpreu “heshtjen” për këtë temë. Por ndoshta duhet të flasë më shumë dhe më qartë. Ndoshta të mbrohet duke mos e sulmuar “babën idhnak”. Gjithashtu, Basha duhet politikisht të ndihmojë më shumë shqiptarët që të kuptojnë më mirë dhe më qartë “rolin e aleatit amerikan” në këtë krizë. Duke dekodifikuar sa më shumë të jetë e mundur komunikimin me opinionin publik, në lidhje me amerikanët, duke kaluar, pra, nga gjuha e koduar, në një gjuhë më dyst taban… /360grade.al

Tags: artur zhejibashaBerisha

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

E kemi ditur gabim, ja çfarë ngjyre ka në të vërtetë Dielli

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

"Mbretëria" e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje/ Makina përplaset me mjetin bujqësor, plagosen 2persona

by mirseda
13:55 | 05/06/2026
0

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnjë, te pushimi i shoferit. Makina përplaset me zetroin. Sipas informacioneve paraprake,...

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën, pranon aksesimin e provave në USB

13:45 | 05/06/2026

“Kollaj t’u sillesh rrotull protestave të sotme me fjalë boshe dhe konspiracione”, Elisa Spiropali

13:31 | 05/06/2026

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

13:28 | 05/06/2026

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:20 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com