E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia merr shembujt me të gabuar. Dje kryefjalë e ditës u kthye Kozak Braçi, i vetëshpalluri si “mbreti i Instagramit”.

Video që u bë virale tregonte të “fortin” e rrjeteve sociale, i cili po dhunohej. “Mbreti i Instagramit” kishte ofenduar në një video-live “mbretin e burgut” në Greqi, Fabio Dushkun.

Ky i fundit kishte dërguar njerëzit e tij, të cilët do merrnin hak, duke e ofenduar rëndë tek ndjekësit e tij. Katër persona e rrëmbyen, por falë familjarëve të Kozak që njoftuan policinë, ai shpëtoi pa asnjë dëmtim.

Blutë e Tiranës janë vënë në kërkim të dy personave, mes tyre Daniel Dushkun, vëllai i Fabianit. Ata akuzohen për rrëmbimin dhe kërcënimin e “mbretit të Instagramit”, por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Sherri mes Kozak dhe Fabios plasi në rrjetet sociale, ku për muaj me radhë kërcënonin njëri-tjetrin. Danieli së bashku me disa shokë të tij e rrëmbyen dhe e detyruan Kozakun të ofendonte veten e tij.

Të ashtëquajturit “VIP”-a, përdorin rrjetet sociale për të përmbushur qëllimet e tyre. A nuk ka ardhur koha për të përcaktuar qartë se kush janë në të vërtetë “VIP”-a dhe kush jo?! Çfarë kanë bërë këta personazhe për tu admiruar? Çfarë kanë arritur në jetë këta persona, që fokusi i medias të jetë tek ta? Të etur për famë, historia e të famshmëve nuk përfundon me kaq!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...