E mërkurë, 30 Shtator, 2020
15 C
Tirana

Të enjten në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Pandemia/Rama jep lajmin e madh për lokalet

Bizneset vuajtën pasojat e koronavirusit. Shumë prej tyre kapitulluan, e shumë të tjera janë në fije të perit, duke mos gjeneruar shumë të ardhura....

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Rriten tensionet/ Droni turk ngjyros me bojë të kuqe flamurin grek (VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se do vazhdojnë të mbrojnë me një vullnet të fortë dhe me një besim të palëkundur...

SPAK pezullon kreun e OFL-së, Dritan Zagani jep paralajmërimin e fortë

Pas shkarkimit nga detyra të kreut të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, një reagim është përcjellë nga ana e ish-shefit të antidrogës së...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

Kordinatorët nga Kosova dhe Serbia të enjtën në Bruksel, diskutojnë temat që u biseduan në takimin e nivelit të lartë Kosovë-Serbi që u mbajt javën e shkuar nën ndërmjetësimin e BE-së.

Në Bruksel do të takohen (me 23.07) përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar temat që janë hapur në takimin e nivelit të lartë, që u mbajt javën e shkuar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kështu tha zëdhënësja e Bashkimit Evropian, për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në BE, Nabila Massrali.

“Ne i kemi dërguar ftesat, presim që të dëgjojmë nga palët. Takimi i nivelit të ekspertëve do të fokusohet në temat që janë diskutuar”, thotë Massrali.

Ekspertët e të dyja vendeve, sipas Prishtinës zyrtare, do ta përgatisin draftin e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Ndërsa kundërshtojnë pohimet që dialogu i së enjtes në Bruksel ka karakter teknik. Kryeministri Hoti, tha në mbledhjen e qeverisë, se “objektivat janë të qarta për ta përmbyllur këtë proces dhe jo të vazhdon si dialog teknik”.

“Nuk ka dialog teknik”

“Mbi bazën e platformës janë mbajtur diskutime deri më tash duke filluar nga Samiti i Parisit dhe të dy palët jemi ulur dhe kemi dhënë qëndrimet tona. Unë kam prezantuar platformën tonë që janë parimet kryesore dhe objektivat tona që i kemi ne në këtë proces.

Objektivi i jonë është të përmbyllim procesin, e jo dialogu teknik. Dje e kam emëruar koordinatorin për dialog që ka marr përsipër të gjitha”, tha kryeministri Hoti.

Koordinator nga Kosova në dialog është emëruar Skender Hyseni, i cili në Bruksel udhëton së bashku me Ibrahim Makollin. Siipas kryeministrit, ata “do ta bëjnë draftimin e marrëveshjes finale, sa i përket çështjes së të pagjeturve”.

Ndër temat tjera të grupeve të ekspertëve, sipas kryeministrit Hoti, përfshihen edhe dëmet e luftës, borxhi shtetëror, pensionet, kursimet në banka si dhe dëmet e pronës private në kohën e luftës.

Skender Hyseni ka qenë ministër i Jashtëm i Kosovës në vitin 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë trajtoi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Asokohe Gjykata konstatoi se “shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Sot një dekadë më vonë, Skender Hyseni, para nisjes për në Bruksel, shkroi se “nga Serbia, dhe jo vetem nga ajo, bëhen përpjekje që ora të kthehet mbrapa, duke bërë thirrje absurde që të bisedohet për statusin e Kosovës”. Kjo sipas tij, “nuk bën të ndodhë”.

Gjykata konfirmoi pavarësinë

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 22 korrik 2010, me një votë bindëse prej 10 me 4, erdhi në përfundim “se deklarata e pavarësisë së Kosovës, e miratuar me 17 shkurt 2008, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ky Mendim i Gjykatës ishte konfirmim dhe afirmim i qëndrimit të Kosovës dhe argumenteve ligjore përgjatë gjithë procesit këshillëdhënës. Pra mendimi nuk lë asnjë dyshim se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte dhe është legjitime dhe në harmoni me të drejten ndërkombëtare”, shkroi koordinatori i qeverisë së Kosovës në dialog, Skender Hyseni.

Lexo edhe :   Tre humbje jete dhe 47 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Lexo edhe :   Tre humbje jete dhe 47 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Sipas tij, edhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte i qartë edhe me Rezoluën 1244 të KS, mbi bazën e së cilës u vendos Administrata e OKB-së në Kosovë.

“Deklarata e pavarësisë nuk ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244, thuhet aty duke dhënë arsyetim të drejtpërdrejtë se Rezoluta 1244 e KS të OKB ishte në thelb e disenjuar për të krijuar një regjim të përkohshëm për Kosovën. Rezoluta nuk ka përmbajtur ndonjë dispozitë që merret me statusin final të Kosovës, prandaj, ekzistenca e Kosovës si shtet sovran nuk mund të shkelë rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, shkroi Skender Hyseni.

Serbia kundërshton pavarësinë

Autoritet e Serbisë nga ana e tyre vazhdojnë ta kundërshtojnë pavarësisë e Kosovës, sikundër që bëjnë thirrje që çdo marrëveshje Kosovë-Serbi, duhet ta ketë për bazë rezolutën 1244 të KS të OKB.

Mundësia e rinisjes së një dialogu “teknik”, Kosovë-Serbi, po kundërshtohet në Prishtinë edhe nga përfaqësues të presidencës së Kosovës. Shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh këshilltari kryesor politik i presidentit, Bekim Çollaku, thotë se “qëllimi i dialogut me Serbinë, duhet të jetë marrëveshja përfundimtare për njohje reciproke dhe jo rinisja e një dialogu teknik të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”.

“Rinisja e dialogut teknik të udhëhequr nga BE-ja nuk është në interesin e Kosovës. Ai është dizajnuar për të justifikuar hapjen e më shumë kapitujve për pranimin e Serbisë në BE, teksa e lë Kosovën të izoluar dhe në status-quo. Qëllimi duhet të jetë marrëveshja përfundimtare politike me njohje reciproke”, shkroi Çollaku në Twitter.

Mundësinë e vazhdimit të dialogut teknik Kosovë-Serbi, po e kundërshtojnë edhe dy partitë opozitare, lëvizja Vetëvendosja dhe Partia Demokratike e Kosovës Ato thonë se edhe vet “kryeministri Hoti nuk është i përgatitur për dialogun dhe nuk ka as platformë apo ekip për këtë proces”.

Kryeministri Hoti të premten datë (24.07), do të raportojë para kuvendit për rrjedhën e deritashme të dialogut me Serbinë. Ai thotë se do të raportojë sa herë i kërkohet para deputetëve.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u ndërpre në nëntorin e vitit 2018 kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifë 100% ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë, Beogradi e pati kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës që tashmë është hequr e që kurr nuk u mbështetë as nga faktori ndërkombëtar. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fuqitë e mëdha dhe konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabakun? Ekspertët mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Azerbajxhanin...

Tre simptomat që në 85% të rasteve konfirmojnë nëse jeni infektuar me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka sqaruar se cilat janë 3 simptomat kryesore, që në 85% të rasteve konfirmojnë se një...

Emërohet kryeministrja e parë femër e këtij shteti afrikan

Presidenti i Togos (shtet në Afrikë), Faure Gnassingbe emëroi sot kryeministren e parë femër të vendit, Victoire Tomegah Dogbe. 60-vjeçarja zëvendëson Komi Selom Klassou, i...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se pavarësisht se shifrat e përditshme të infektimeve janë të larta, ato janë brenda parashikimeve. E ftuar në...