Zvicra ka shtuar edhe 15 vende të tjera në listën e shteteve që vlerësohen si të rrezikshmërisë së lartë nga koronavirusi.
Gjatë një konference për mediat, autoritetet shëndetësore njoftuan se në listë janë shtuar edhe Bosnja me Malin e Zi. Ndërsa janë larguar nga lista shtete si Suedia dhe Bjellorusia.
Personat që vijnë nga shtetet në listë duhet të vetizolohen për dhjetë ditë. Kjo vlen edhe për shtetet e reja në këtë listë, edhe nëse ata kanë udhëtuar në këto shtete para futjes së shteteve në listën e kuqe.
Që një shtet të bëhet pjesë e kësaj liste, duhet që numri i infeksioneve të ketë qenë më i lartë se 60 për 100 mijë banorë, në dy javët e fundit.
Deri më tani, në listën e zezë të Zvicrës janë gjithsej 42 vende.