Në kuadër të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka ardhur edhe mesazhi i ministrit të Jashtëm të deleguar, Gent Cakajt. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku ai ti shprehte dashurinë e pafundme Kosovës.
Sipas Cakajt, ky shtet është ndërgjegjja më e lartë e kombit e ëndrra më frymëzuese që nuk shuhet kurrë. Sot 12 vite më parë, në orën 15:28, Kuvendi i Kosovës e shpalli atë shtet sovran të pavarur. Republika e Kosovës feston sot ditëlindjen e saj të 12, dhe është njohur deri më tani nga 116 shtete.
Statusi
Të dua pafundësisht Kosova ime!
Je ndërgjegja më e lartë e kombit e ëndrra më frymëzuese që nuk shuhet kurrë!
T’i gëzosh vitet e mëvetësisë për jetë e mot!