Operacioni Forca e Ligjit, ka zbarkuar në Vlorë, Durrës dhe Shkodër ku u kërkon deklarimin e pasurisë, 5-ish të dënuarve për vjedhje dhe drogë.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
A.S., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”;
A.S., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
A.L., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
H.H, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
A.L., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.