Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Të dashur mjekë!Basha po ju mbron, siç do të mbrohej po të ishte në vendin tuaj

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Basha publikon mesazhin e qytetarit: S’ka tamponë, spitalet si kazerma ushtrie

Nga: Mero Baze

Një kolege e zyrës së Lulzim Bashës në zyrat e UNMIK në Kosovë, më pati treguar një detaj interesant nga puna e tij. Vinte në zyrë gjysmë ore para të gjithëve dhe rrinte me derë 45 gradë të hapur. Qëllimi ishte të shikonte shefin e vet kur hynte në shkallë. Duhet të shikonte veshjen e tij.

Meqë shefi kishte qejf kravatat “Hermes”, ky kishte blerë gjithë setin e ngjyrave të kravatave “Hermes” dhe i mbante në gardërobë. Sa shikonte ngjyrën e kravatës së shefit, ndërrohej dhe vendoste ngjyrën që kishte veshur ai. Pastaj paraqitej në mbledhjen e mëngjesit duke e suprizuar me “koinçidencën”.

Duket pak si e pavend si histori, por në fakt është i vetmi shpjegim psikologjik për Lulzim Bashën, i cili tanimë ka dy ditë që u thotë mjekëve, “nuk kam gjë me ju, e kam me Edi Ramën”.

Kompleksi i tij për t’u shfajësuar se nuk po sulmon mjekët, erdhi pas reagimit të ashpër publik ndaj sjelljes së tij si drejtor i Morgut të Tiranës, duke publikuar fotot e katër të vdekurve, që po prisnin të futeshin në dollapët frigoriferikë.

Lulzim Basha, si menaxher i morgut politik, u përball me deklaratën e mjekëve të Spitalit Infektiv dhe atyre që po përballen me pandeminë, duke e ftuar të ballafaqojnë faktet, pasi vdekjet janë proces ligjor dhe administrativ, i patjetërsueshëm.

Por kjo juaja i duket nervozizëm i tepërt. Për dikë që ka të falsifikuar çdo ditë të jetës së tij dhe çdo letër qe ka marrë në dorë për të bërë miliona, ky ngjan si justifikim. Megjithatë, ngaqë opinioni ishte kundër tij, ai vendosi të kalojë nga ana e mjekëve, duke u përpjekur t’i qetësojë ata, por në fakt, duke i fyer më shumë.

Ka dy ditë që është kompleksuar nga sulmi prej morgut dhe thotë askush nuk i akuzon mjekët, por e kam me Edi Ramën.

Ata që dolën publikisht dhe u përballën me të ishin mjekë, dhe jo Edi Rama. Dhe ata nuk janë mjekë dosido, por mjekët që po përballen me vdekjet përditë dhe që po plotësojnë kartelat e vdekjeve të tyre. Kush tjetër përveç tyre plotëson kartela vdekjesh? Me cilët mjekë, përveç atyre, e ka ky këtë sulm?

Por ai nuk i kupton këto pyetje. Ai mendon se i mbron mjekët duke ju thënë se nuk po ju akuzoj ju, por ata që ju urdhërojnë ju. Dhe nuk ka faj. Ai i di mjekët të gjithë si Lulzim Basha, që i bën punët me urdhër në jetë.

Ai nuk e kupton shumë këtë punën e dinjitetit të tyre profesional, por dhe publik. Ai nuk e di që është më e lehtë  t’iu thuash që jeni mjekë të pazotë, se sa t’u thuash ju jeni heronj, por jeni servilë të Edi Ramës dhe shkruani në kartela çfarë u thotë ai.

Duhet ta kuptoni se për Lulzim Bashën kjo akuzë që u bën, nuk është ndonjë mëkat, se ai ka tërë jetën që bën këtë punë, pasi flet çfarë i thotë tutori i tij. Ndaj e ka të lehtë dhe t’u thotë sot që nuk e ka me ju, pasi sipas tij, ju jeni të pafajshëm. Ai nuk e kupton që ju keni dinjitet profesional.

Ndaj mjekët duhet ta kuptojnë këtë situatë kur i fyen Lulzim Basha. Ai e di se u mbron kur u thotë ju shkruani në kartela çfarë iu thotë Edi Rama.

Ai e di se ju jeni të pafajshëm, po qe se gënjeni për të ruajtur vendin e punës. Në fund të fundit ai është duke u thënë, mos shkruani çfarë u thotë Edi Rama, por ato që u them unë.

Ai mendon se kjo është puna juaj. Madje për t’ua hequr turpin, gjen dhe ca mjekë që i quan të PD-së, për t’u treguar ju se ka dhe mjekë që pranojnë broçkulla. Fiksojini fytyrat e tyre, se ata do të jenë mjekët e pushtetit të tij. Ashtu ju do!

Në gjithë këtë histori, me mendjen e tij ai është duke iu mbrojtur. E shikoni si thërret që nuk kam gjë me ju?

E ka të vërtetë atë që thotë. Ai e di se njeriu, nëpunësi, mjeku, profesori, gazetari dhe kushdo në këtë botë, e ka detyrë të bëjë si e urdhërojnë. Ndaj me mendjen  tij ju ka falur, por e ka me atë që ai mendon se ju urdhëron. Njësoj siç do bënte vetë nëse do ishte mjek, siç ka bërë vetë kur ishte fakt mbledhës për krimet e UÇK, siç ka bërë vetë kur ishte mbushës dosjesh në UNMIK, siç ka bërë vetë kur mbushte dosjen e Rrugës së Kombit me letra fallco, siç ka bërë vetë më 21 janar, që falsifikonte urdhrat e arrestit për gardistët vrasës, apo siç bënte në maj të 2011 për të gjetur vota jashtë kutive. Për të është shumë familjare si sjellje.

Lulzim Basha po ju mbron sikur të ishte në vendin tuaj. Por jo profesionist, por një njeri pa shtyllë kurrizore, që mendon se falsifikimi dhe gënjeshtra janë detyra për këdo. Faleni se e ka të sinqertë. Si historinë e kravatave që u tregova në fillim.

Tags: koronaviruslulzim bashamero bazemjeket

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Koronavirusi i përkeqëson shëndetin, trajneri i Kukësit niset drejt Turqisë

Koronavirusi i përkeqëson shëndetin, trajneri i Kukësit niset drejt Turqisë

Vendimi/ Dhunoi arbitrin, Disiplina fal futbollistin lushnjar

Vendimi/ Dhunoi arbitrin, Disiplina fal futbollistin lushnjar

Ministria e Shëndetësisë: Qëndro në shtëpi nëse ke simptoma të gripit

Ministria e Shëndetësisë: Qëndro në shtëpi nëse ke simptoma të gripit

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com