Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Task Forca zbret në terren”, Rama zbulon çfarë po ndodh në rrugët e Tiranës

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Task Forca zbret në terren”, Rama zbulon çfarë po ndodh në rrugët e Tiranës

Kryeministri Edi Rama njofton se ekipet e Task Forcës kanë dalë sot në terren, për të këshilluar qytetarët për mbajtjen e maskës në rrugët e populluara të Tiranës.

Duke e demostruar me anë të pamjeve, kreu i qeverisë shprehet se Task Forca ndërinstitucionale është në krye të detyrës, për zbatimin e masave anti-COVID, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Ekipet e Task Forcës kanë vijuar edhe sot këshillimet për mbajtjen e maskës, për të rritur ndërgjegjësimin nga ana e qytetarëve.

Kjo për të mirën e përbashkët, mbrojtjen e shëndetit. Ajo çfarë vihet re nga pamjet që ka shpërndarë Rama në Facebook, lidhet me faktin që qytetarët neglizhojnë.

Kontrollet në terren kanë nxjerr në pah shumë problematika, ku qytetarët e mbajnë maskën prej frikës. Mbajtja tek mjekra nuk i shërben askujt, madje nuk mbron individin që e mban.

Maska duhet të mbulojë gojën dhe hundën, për të qënë të sigurtë pas kontaktit me personat e tjerë.

Në këto kontrolle ka qenë i pranishëm edhe z. Shkëlqim Hajdari, i cili në përballjen që pati me qytetarët që nuk mbanin maska, i këshilloi për të mbrojtur veten e më tej familjarët.  “Të bindim njëri-tjetrin se është e nevojshme për t’u vënë, sepse historitë që po ndodhin janë të tmerrshme. S’është puna për të vënë gjoba, por ta kuptojnë se kjo duhet vënë”, tha kryeinspektori Shkëlqim Hajdari.

Për monitorimin e mbajtjes së maskave dhe zbatimit të masave anti-covid në terren por edhe në ambientet brenda, është ngritur një rrjet inspektorësh që u quajt “Task Forca” pro shëndetit. Kjo Task Forcë nuk do të jetë gjobëvënës, pasi gjobat vendosen nga policia, por do të jetë këshilluese dhe monitoruese që të lajmërojë edhe policinë se diku nuk po respektohen masat anti-COVID.

Statusi

Task Forca ndërinstitucionale është në krye të detyrës për zbatimin e masave antiCOVID, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Ekipet e Task Forcës kanë vijuar edhe sot këshillimet për mbajtjen e maskës në rrugët më të populluara të Tiranës, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e veprimeve individuale për të mirën e përbashkët.

Tags: KontrolletmaskatramaShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho
Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Next Post
Pse Shkodra është kthyer në vatër infeksioni? Shifrat janë alarmante

Bum infektimesh/ Në spitalet COVID s’ka më vende, sistemi futet në kolaps

“Vdekshmëria vlerësohet rreth 0.5%”/ Dasho: S’është grip i zakonshëm, mund të zgjasë me vite

"Pak respekt ju lutem”, eksperti kap gafën e Ministrisë së Shëndetësisë

Regjistrimet për lotarinë amerikane, ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Përzgjedhja e kandidatëve të BKH, SHBA: Jo të gjithë ia dolën por i domosdoshëm







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

by mirseda
11:16 | 06/12/2025
0

Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë...

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

10:26 | 06/12/2025
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

09:21 | 06/12/2025
Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

08:31 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com