Kryeministri Edi Rama lajmëroi më herët ditën e sotme nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë italiane ENI, për bllokun e Dumresë.
Në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë shpërndau edhe një video nga ceremonia, e cila pati komente dhe reagime të shumta.
Ndër komentet që bie më shumë në sy është ai i një qytetari, i cili shfaq shqetësimin se mos gërmimet në atë zonë do të bëhen shkak i tërmetit të radhës. Ndërkohë ai ka marrë edhe një përgjigje nga kryeministri Rama, i cili ka sqaruar se nuk ka asgjë për t’u alarmuar.