E diel, 22 Nëntor, 2020
8 C
Tirana

Cilat janë 10 aksidentet më të kushtueshme në histori

Më të lexuarat

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

“Njerëzit do vdesin”, sizmologu grek parashikon një tërmet të fuqishëm

Në 30 tetor, një tërmet i fuqishëm goditi Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Po...

Pamje të rënda/‘Luftë’ mes grupeve mafioze, 29-vjeçarin e vrasin me shkopinj

Disa pamje të rënda janë bërë virale në rrjet, ndërsa dëshmojnë dhunën makabre të disa personave, ku me shkopinj në duar qëllojnë pa pikë...

“Ka planifikuar që të japë dorëheqjen”, zbulohet pasardhësi i Vladimir Putin

Kritiku i njohur i Vladimir Putin, ka nxjerrë disa të pathëna të cilat e nxjerrin zbuluar lidhur me lëvizjet e tij. Valerey Solovei ka...

Asnjë shenjë përmirësimi nga virusi/ 13 viktima, nami me të infektuarit

Vijon me ritme të larta numri i të prekurve, e po kështu edhe pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë. Në 24 orët...

Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Kryemadhin, jep dorëheqjen nga partia

Kryetari i LSI-së në Laprakë, Gentian Arapi, njofton me anë të rrjeteve sociale se ka dhënë dorëheqjen nga partia e Monika Kryemadhit. Ai rrëfen se...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

Kryemadhi: Garoj për t’u rikonfirmuar. Ja kush ‘ma mblodhi’ për maskën

Gjatë mesditës së sotme, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen brenda partisë, për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve. Monika...

Italia jep alarmin për ‘bombën e ujit’/Ekspertët: Mos dilni nga shtëpia (VIDEO)

Autoritetet në Itali kanë dhënë alarmin për shkak të së ashtëquajturës “bombë e ujit”, që ka sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike. Për...

Prej ditësh në Infektiv, Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur

Ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv...

Aksidentet e kanë shoqëruar përherë njerëzimin gjatë gjithë historisë së tij. Kostoja më e madhe e tyre është plagosja dhe vdekja e njerëzve. Jeta e njeriut, është përtej çdo lloj vlere monetare. Por edhe humbjet materiale, mund të jenë shkatërruese për një biznes, apo dhe një shtet. Ja cilat janë 10 aksidentet më të shtrenjta në historinë botërore.

10. Fundosja e Titanikut në vitin 1912:150 milionë dollarë

Anija me e madhe për kohën, u mbyt që në udhëtimin e tij të parë nga Sauthemptoni në Britaninë e Madhe, deri në Nju Jork të SHBA-së, pasi u përplas me një ajsberg. Mbytja e Titanikut, shkaktoi vdekjen e më shumë se 1.500 njerëzve. Ai cilësohej si një nga mjetet më luksoze të transportit në botë, dhe ndërtimi i tij kushtoi 7 milion dollarë me kursin e kohës, ose 150 milionë dollarë me kursin e sotëm.

9. Shpërthimi i tankerit me naftë në Urën Viehltal në vitin 2004:358 milionë dollarë.

Më 26 gusht 2004, një kamion-çisternë që transportonte 32.000 litra karburant, u përplas me një makinë në Urën Viehltal në Gjermani. Shpërthimi i fuqishëm, e shkatërron urën plotësisht. Vetëm riparimet e përkohshme kushtuan 40 milionë dollarë, ndërsa kostoja e zëvendësimit të saj me një të re, ishte 318 milion dollarë. Deri më sot, ky është aksidenti më i kushtueshëm në historinë e Gjermanisë.

8. Aksidenti hekurudhor në Los Anxhelos në vitin 2008:500 milionë dollarë.

Aksidenti ndodhi më 12 shtator 2008, kur një tren mallrash i kompanisë “Union Pacific”, u përplas me një tren udhëtarësh. Ishte një nga aksidentet hekurudhore më të rënda në historinë e Kalifornisë, ku gjetën vdekjen 25 njerëz. Incidenti ndodhi pasi treni i udhëtarëve i kompanisë ”Metrolink”, e shpërfilli alarmin e kuq. Ky gabim fatal, kushtoi edhe 500 milionë dollarë dëme materiale.

7. Rrëzimi i avionit bombardues amerikan B-2 Stealth në vitin 2008:1.4 miliardë dollarë.

Më 23 shkurt 2008, avioni luftarak u rrëzua mbi pistë, menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Forcave Ajrore Amerikane në Guam. Hetuesit thanë se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi në sistemin e kontrollit të të dhënave kompjuterike. Piloti shpëtoi për mrrekulli. Por ai ishte 1 nga 21 avionët e këtij lloji, tepër i sofistikuar, dhe për pasojë shumë i kushtueshëm.

6. Derdhja e naftës në det nga anija-çisternë “Exxon Valdez” në vitin 1989:2.5 miliardë dollarë

Ngjarja e rëndë ndodi në Prince Ëilliam Sound në Alaskë më 24 mars 1989. Çisterna gjigante, Exxon Valdez, u mbyt në det duke derdhur 11 milionë litra naftë, dhe ndotur ujërat në Gjirin e Alaskës. Mbetet ende një nga katatstrofat më të mëdha mjedisore të shkaktuara nga njeriu. Pastrimi i detit, i kushtoi kompanisë “Exxon” plot 2.5 miliardë dollarë.

5. Shpërthimi në platformën “Piper Alpha Oil” në vitin 1988:3.4 miliardë dollarë

Katastrofa e cisternës “Piper Alpha” në brigjet e Aberdinit në Skoci, është aksidenti më i çuditshëm i këtij lloji. Në atë kohë “Piper Alpha Oil”, ishte prodhuesi më i madh i naftës në botë, pasi mund të prodhonte 317.000 fuçi naftë në ditë. Më 6 korrik 1988, në kuadër të kontrolleve rutinë, teknikët hapën dhe zëvendësuan 100 valvulat e sigurisë.

Fatkeqësisht, njëri nga teknikët bëri një gabim, dhe harroi të zëvendësojë njërën nga valvulat. Në orën 10 të po asaj dite, një nga teknikët nisi të përdorë valvulat e shkarkimit, duke shkaktuar një aksident të tmerrshëm. Brenda 2 orësh, platforma 120 metra e lartë u përfshi nga flakët, dhe në fund u shkatërrua e gjitha, duke vrarë 167 punëtorë, dhe shkaktuar 3.4 miliardë dollarë dëme.

4. Shpërthimi i anijes kozmike “Challenger” në vitin 1986:5.5 miliardë dollarë

Shpërthimi ndodhi më 28 janar 1986, kur anija ishte nisur prej 73 sekondash nga toka, duke shkaktuar vdekjen e të 7 anëtarëve të ekuipazhit. Shpërthimi ndodhi për shkak të një defekti në unazën O. Ajo nuk arriti të mbyllte njërën nga nyjet, duke e rritur shumë presionin e ajrit. Kostoja e zëvendësimit të anijes ​​ishte 2 miliardë dollarë (4.5 miliardë dollarë me dollarët e sotëm). Ndërkohë kostoja e hetimit, korrigjimi i problemit dhe zëvendësimi i pajisjeve që humbën kushtoi 450 milionë dollarë (1 miliardë dollarë me kursin e sotëm).

3. Derdhja e naftës nga çisterna “Prestige” në vitin 2002:12 miliardë dollarë

Mbytja e çisternës në brigjet e Galicisë në Spanjë më 13 nëntor 2002, shkaktoi një katastrofë të rëndë mjedisore. Anija transportonte 77.000 ton naftë. Një nga 12 tankerat u mbyt gjatë një stuhie në Galici. Qeveritë e Spanjës, Portuglisë dhe Francës, refuzuan lejimin  ankorimit në ndonjë port të anijes së dëmtuar. Në fund tankeri derdhi në det 20 milionë litra naftë.

2. Shpërthimi i anijes kozmike ”Kolumbia” në vitin 2003:13 miliardë dollarë

Anija u shkatërrua kur u kthye sërish në Teksas të SHBA-së më 1 shkurt 2003, nga një shpërthim që u shkaktua nga një vrimë e hapur, që gjatë lëshimit 16 ditë më parë. Të gjithë astronautët në bord humbën jetën. Sipas Institutit Amerikan të Aeronautikës, kostoja totale vlerësohet të jetë 13 miliardë dollarë.

1. Aksidenti në centralin nuklear të Çernobilit në Ukrainë në vitin 1986:200 miliardë dollarë

Aksidenti ndodhi më 26 prill 1986. Nga ajo u prek gjysma e Ukrainës. 200.000 njerëz u evakuan menjëherë nga shtëpitë e tyre, ndërsa 1.7 milionë njerëz u prekën direkt nga katastrofa. Viktimat përfshirë ata që vdiqën nga tumoret pas shumë vitesh, llogariten në 125 mijë.

Askush nuk e di me saktësi, se sa kushton aksidenti më i rëndë bërthamor në botë. Madje 200 miliardë dollarë cilësohet si një shifër mininale, po të kihet parasysh pastrimi i zonës, transferimi dhe kompensimi i viktimave./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Po fshehim vdekjet? Kapërcim i çdo kufiri, politikë me lajme të rreme

Pas akuzave të kryedemokratit Basha, sa i takon fshehjes së numrit të viktimave si pasojë e COVID-19, kryeministri Rama tha se ndjehet i keqardhur...

Basha nuk i ndahet Ramës: Tu deshën dy ditë për të manipuluar faktet

Në kohën kur edhe pak minuta na ndajnë nga deklarata publike e Ramës, sa i takon numrit të pacientëve të vdekur dhe fshehjes së...

E frikshme/Policia futet me armë në fushën e lojës, lojtarët të frikësuar

Një situatë ka dalë jashtë kontrollit në fushën e blertë. Deri këtu nuk ka asgjë për tu surprizuar, por kur ndërhyn policia me armë...

Mos e ngatërroni me gripin! Renditja e simptomave të COVID-19

Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh, që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda. Në 31 dhjetor...

Dokumenti/ Publikohet fletëarresti i Gjykatës Speciale për Thaçin

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara Nicolas Guillou, pas konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin Hashim Thaçi, ka lëshuar edhe fletarrestimin për të. Në...