Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Taksa ndaj Serbisë sjell zyrtarë të Trumpit në Prishtinë

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Taksa ndaj Serbisë sjell zyrtarë të Trumpit në Prishtinë

Dy zyrtarë të lartë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, erdhën në  Prishtinë të mërkurën, sic thuhet për ta bindur kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, që ta pezullojë taksën ndaj prodhimeve të Serbisë dhe në këtë mënyrë t’i hapet rruga dialogut për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi. Me sa duket Haradinaj, nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga vendimi i tij pa një marrëveshje për njohje  të Kosovës nga Serbia.

Drejtori për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, dhe drejtori për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley, takuan të mërkurën pasdite, së bashku Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Dy zyrtarët amerikanë nuk u prononcuan për medie.

Haradinaj: Të gatshme për marrëveshje obliguese me Serbinë

E kryeministri Haradinaj në një komunikatë për medie, nuk e përmendi mundësinë e heqjes së taksës ndaj prodhimeve të Serbisë, mirëpo u shpreh se Kosova është e gatshme për një marrëveshje  me Serbinë ligjërisht obliguese, që do të rregullonte të gjitha çështjet. “Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht obliguese që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe Kosovën e 17 Shkurtit 2008. Po ashtu, është e gatshme për marrjen e të drejtave dhe detyrimeve të anëtarësimit në NATO, Kombet e Bashkuara, BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore”, thotë Ramush Haradinaj, duke theksuar se marrëveshja me Serbinë do të garantonte edhe rregullimin e tregtisë së lirë ndërmjet dy vendeve.

“Kosova është e vendosur për tregti të lirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese do të përfshijë edhe rregullimin e kapitullit të tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, Kosova mbështetet në vlerat e një shoqërie shumetnike, të bazuar në të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët dhe komunitetet e saj. I mbetemi besnik miqësisë së përhershme dhe bashkërendimit të politikave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundon në komunikatën e tij, kryeministri Ramush Haradinaj.

Thaçi: Kosova nuk do t’i rrezikojë marrëdhëniet ndërshtetërore e miqësinë me SHBA-në”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në komunikatën e tij për media, thekson se “zyrtarët e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, John Erath dhe Brad Berkley, kanë ripërsëritur qëndrimin e qartë të administratës amerikane që taksa duhet të suspendohet me qëllim që të vazhdojë dialogu dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Presidenti Thaçi ka siguruar zyrtarët e lartë amerikanë që siç thotë  “me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, Republika e Kosovës nuk do t’i rrezikojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe miqësinë me SHBA-në”. “Institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin së më shpejt veprime konkrete në përputhje më këshillat miqësore të SHBA-së. Këto vendime duhet të jenë në funksion të ruajtjes dhe forcimit të bashkëpunimit strategjik me SHBA-në dhe me përkushtimin tonë shtetëror për dialog dhe marrëveshje paqësore”, tha Presidenti Hashim Thaçi.

Vuçiq u ka kërkuar serbëve të Kosovës që të presin edhe disa ditë   

Nga ana tjetër, Serbia vazhdon të këmbëngulë se pa heqjen e taksës për prodhimet e saja nga ana e Kosovës, Serbia nuk rifillon dialogun e fazës finale me Kosovën. E përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, si formë presioni ndaj Prishtinës kanë kërkuar mbështetjen e Presidentit të Serbisë që ata të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, ato qendrore dhe lokale. Këtë kërkesë e bëri publike të mërkurën vet Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, ku priti në Beograd, siç tha “150 përfaqësues lokal dhe ata në nivel qendrorë nga veriu dhe jugu i Kosovës”. Kjo kërkesë e serbëve të Kosovës nuk ka gjetur mbështetje nga ana e Presidentit të Serbisë, i cili sic e citojnë mediet në Serbi Presidentin Vuciq, ai u ka kërkuar serbëve të Kosovës që të presin edhe disa ditë.

“Ata kërkuan braktisjen e parlamentit dhe gjitha institucioneve lokale, ku janë zgjedhur në bazë të ligjeve të Kosovës, braktisja e policisë rajonale në veri, prokurorisë dhe të gjithë sistemit të drejtësisë së Kosovës”, citohet Vuçiq, i cili i ka lutur përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të kenë durim edhe 45 ditë deri në takimin e tij të planifikuar me presidentin e Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping, në fund të prillit në Pekin, ku siç thotë Vuciq “do të diskutohen rrethanat e reja edhe me përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë”.

Në Beograd, të mërkurën Vuçiq priti edhe një delegacion të Parlamentit Evropian  që u kryesua nga raportuesi i Parlamentit Evropian  për Serbinë, David McAllister, ku është diskutuar për bllokimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe domosdoshmërinë e krijimit të kushteve për vazhdimin e dialogut. Sipas një komunikate nga zyra e Presidentit Vuciq, thuhet se ky i fundit “pret nga bashkësia ndërkombëtare që të mos heshtë ndaj faktit se përfaqësuesit e Kosovës nuk e kanë zbatuar Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe se kanë vendosur taksa anticivilizuese ndaj mallrave nga Serbia”. “Vetëm kur të përmbushet kjo kërkesë, atëherë krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut me Kosovën”, ka thënë Vuçiq.

Në nëntor të vitit të shkuar qeveria e Kosovës vendosi tarifë shtesë 100% ndaj mallrave serbe, për shkak të siç thotë kryeministri Ramush Haradinaj,”agresionin politik dhe diplomatik të Serbisë ndaj Kosovës”. Përfaqësues të institucioneve në Bruksel të BE-së dhe SHBA-së  vazhdojnë të kërkojnë nga qeveria e Kosovës që ta heqë taksën ndaj mallrave serbe dhe t’i hapet rruga dialogut Kosovë-serbi për një marrëveshje finale ligjërisht obliguese. /DW

 

Tags: PrishtinetaksaThaciTrump

TË LIDHURA

Turisti bie nga muri i Panteonit në Romë, humb jetën 69-vjeçari japonez
Rajoni

Turisti bie nga muri i Panteonit në Romë, humb jetën 69-vjeçari japonez

13:48 | 25/10/2025
“Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit,
Rajoni

“Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit,

15:13 | 23/10/2025
E rëndë në Itali, 3 anëtarët e një familje gjenden të pajetë në banesë
Rajoni

E rëndë në Itali, 3 anëtarët e një familje gjenden të pajetë në banesë

14:34 | 23/10/2025
Next Post
Këmbimi valutor/Rikuperohet leku, zhvlerëson ndjeshëm monedhat e huaja

Këmbimi valutor/Rikuperohet leku, zhvlerëson ndjeshëm monedhat e huaja

Milo i nxjerr ‘bojën’ Bashës: Partinë e drejton Berisha, ja deri në çfarë pike do arrijnë

Milo i nxjerr 'bojën' Bashës: Partinë e drejton Berisha, ja deri në çfarë pike do arrijnë

‘Sapuni që u shit për djathë’/Bregu flet për videon: Kurrë mos lufto me një derr! (foto)

‘Sapuni që u shit për djathë’/Bregu flet për videon: Kurrë mos lufto me një derr! (foto)







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com