E premte, 18 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Takimi Erdogan-Putin, për të eleminuar kërcënimet terroriste

Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij rus, Vladimir Putin, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se të dy vendet, janë të vendosura për të eliminuar kërcënimet terroriste pranë kufijve të shtetit turk. Erdogan shtoi se grupet terroriste PKK/YPG përbëjnë të njëjtin kërcënim si DEASH.

“Ankaraja kurrë nuk do ta lejojë ‘praninë’ e një njësie që përbën një kërcënim për integritetin territorial turk dhe sirian. Ajo vazhdon të marrë masa për Idlibin, pasi kjo është një çështje “e ndjeshme” për Turqinë”, deklaroi Erdogan.

Është shumë e rëndësishme që njerëzit të ndjehen të sigurte në shtëpitë e tyre, kjo është një nga arsyet kryesore pse Idlibi duhet të eliminojë sulmet terroriste,-tha Erdogan. Në fushatën e saj terroriste, më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë, ndërkohë që PYD/YPG është dega e saj siriane.

Ndërsa homologu i tij Putin u shpreh i bindur se përpjekjet e të dyja shteteve kanë për të sjellë eliminimin e kërcënimeve terroriste. Gjithashtu Putin theksoi se duhet të ndërmerren hapa sa më të shpejta, sepse sipas tij, kjo çështje nuk mund të neglizhohet, dhe ka nevojë për një qendër të përbashkët monitorimi ruse-turke. Gjatë kësaj konference u fol edhe për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Presidenti rus i cilësoi këto bisedime ndër më të rëndësishmet dhe “shumë të suksesshme”, duke theksuar se ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit të raporteve midis dy shteteve. Ndër të tjera shtoi se një fond investimi ruse-turk, i krijuar gjatë kësaj dite do të tërheqë të paktën pesë miliardë dollarë investime. “Përkundër të gjitha vështirësive në çështjen e sigurisë rajonale dhe atë ekonomike, me Turqinë zhvillojmë një bashkëpunim tejet të frytshëm”, theksoi Putin.

Lexo edhe :   ''Ngrita çështjen e një Europe të lirë''/ Biden": Putinit ia thashë të gjitha

Ndërkohë nuk la pa përmendur edhe bashkëpunimin në fushën e energjisë. Bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e energjisë shihet si “strategjik”, tha presidenti rus, duke premtuar të përfundojë ndërtimin e centralit bërthamor Akkuyu në Turqi deri në vitin 2023. Po ashtu, Vladimir Putin, gazsjellësi Rrjedha Turke që është në ndërtim e sipër do të mundësojë që Turqia të bëhet një vend transit për shpërndarjen e gazit natyror rus në Evropë.

Lexo edhe :   ''Ambasadorët do kthehen në postet e tyre''/ Putin zbardh takimin me Biden

U bë e ditur se Rusia dhe Turqia do të rrisin bashkëpunimin në sistemin e mbrojtjes raketore. Presidenti rus tha se me homologun turk Erdoğan ka diskutuar transferimin e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 dhe blerjen e armëve të tjera. Për t’i dhënë një tjetër mundësi zhvillimit të tregtisë, Putin njoftoi se aplikimi i vizave për shoferët turq të kamionëve do të anulohet në të ardhmen e afërt. Ndërkohë, presidenti turk Erdoğan tha se “Ankaraja dhe Moska janë të gatshme për të përmirësuar më tej marrëdhëniet”. Nga ana e presidentit turk, Erdogan u njoftua se takimi tjetër i nivelit të lartë me Rusinë do të organizohej në Turqi. Bisedimet e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë ndërmjet dy vendeve organizohen që nga viti 2010. Ky ishte takimi i 8-të i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, realizuar nga dy liderët.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Navalny e quan Putinin “gënjeshtar”

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet...

‘Euro 2020’/ Holanda mposht Austrinë, i bashkohet Italisë dhe Belgjikës në 1/8

Holanda ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Austrinë në ndeshjen e vlefshme për grupin C, dhe së bashku me Italinë dhe Belgjikën, ka...

Mbyti gruan dhe planifikoi të arratisej, momenti kur piloti përqafon vjehrrën

32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos, i cili mbyti gruan e tij 20-vjeçare britanike Caroline, është një vrasës tepër gjakftohtë, dhe u mundua të fshinte çdo lloj...

Mediat dhe oligarkët/ Peza: Ja emrat e radhës që do të shpallen “non grata”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe analisti Alfred Peza, parashikon një verë të nxehtë sa i takon situatës politike, teksa u shpreh se shpallja ''non...

Holanda votoi pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por ka një kusht

Parlamenti holandez i dha dritën jeshile Shqipërisë ditën e sotme, pasi votoi pro hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Megjithatë, për negociatat, Holanda ka...