E diel, 20 Qershor, 2021
23.5 C
Tirana

“Më le për këtë pelë”, policia e Dubait ndalon gruan, shkak komenti në Facebook

Britanikja Laleh Shahravesh, 55 vjeç është dënuar me dy vite burg për shkak se ka quajtur gruan e ish-bashkëshortin e saj “pelë”. Kjo fyerje në rrjetet sociale i ka kushtuar lirinë. Arrestimi është bërë në aeroportin e Dubait pasi ajo po udhëtonte për në funeralin e ish-burrit të saj.

Komentet janë bërë në rrjetin social Facebook, në një foto postuar në vitin 2016.

Shahravesh ishte e martuar me ish-bashkëshortin prej 18 vitesh, kohë gjatë së cilës ajo jetoi në Emiratet e Bashkuara vetëm për 8 muaj. Pas kthimit në Britani me vajzën e saj, i shoqi qëndroi në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe çifti u divorcua.

Shahravesh zbuloi se ish-bashkëshorti i saj po rimartohej, gjë që ajo e zbuloi kur pa fotot në Facebook.

Ajo postoi dy komente, njëri prej të cilëve ishte: “Shpresoj të të shoh nën tokë idiot. I shkreti ti. Më le mua për këtë pelë”, koment ky që i ka kushtuar shumë.

Sipas ligjeve të krimit kibernetik të Emirateve të Bashkuara Arabe, gruaja e ndaluar mund të burgoset dhe të vuajë dënimin deri në 2 vjet, ose të gjobitet deri në 50 mijë paund, pavarësisht faktit që 55-vjeçarja i bëri këto komente në Facebook gjatë kohës që ishte në Britani.

Ndërkohë vajza e saj 14-vjeçare i është drejtuar sundimtarit të Dubait me një letër nëpërmjet të së cilës i kërkon lirimin e nënës së saj.

Në letrën drejtuar sunduesit të Dubait, Sheikh Mohammed Bin Rashid al-Maktoum, vajza sqaroi se nëna e saj ishte detyruar të nënshkruajë një deklaratë nga policia që ishte “e shkruar në arabisht dhe se ajo nuk e kuptonte”. Gjithashtu shtoi: “Nuk mund ta tregoj se sa e frikësuar isha, sidomos pas humbjes së babait tim vetëm një javë më parë, përse tani unë duhet të shqetësohem edhe për humbjen e nënës sime”. Në mbyllje të letrës, ajo shkruan: “Ju lutem, më ktheni pasaportën e nënës sime, dhe lejojeni që ajo të vijë në shtëpi”.

Shefja e ekzekutivit në Dubai, Radha Stirling, i tha BBC News se organizata e saj po ashtu edhe Zyra e Jashtme (FCO) ka konfiskuar pasaportën, por gruaja aktualisht po qëndron në një hotel./ Përshtati Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama paralajmëron poseduesit e mjeteve, “Nuk ka më shaka me kolaudimin!”

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë poseduesit e automjeteve. Ai ka përmendur dhe një shifër; mbi 15...

Tragjike/ Lushnje, 17-vjeçarja humb jetën pasi ra nga pema

Një 17-vjeçare nga Lushnja humbi jetën pasi u rrëzua nga pema Raportohet se kanë qenë familjarët që e kanë dërguar me shpejtësi drejt spitalit të...

Euro 2020/ Mbyllet grupi A, Italia dhe Uellsi kalojnë, italianët me rekord

Itali-Uells 1-0 Italia barazoi rekordin e vet të të gjitha kohërave me 30 ndeshje si e pamposhtur pas një fitoreje 1-0 kundër Uellsit në Stadiumin...

Profil/ Ngolo Kante, 5 detaje domethënëse mbi “motorrin” e Francës

I vogli Kante Historia e Kantésë është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve nga Afrika. Lindur në periferi të Parisit, nga një familje shumë...

Infektimet/ Shqipëria me vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit, 0 vdekje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos...