E premte, 18 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

“I vogli Zeni, ruaj menderen tënde”, Rezarta Shkurta s’i ndahet Shkëlzen Berishës

Duket se replikat në distancë mes këngëtares Rezarta Shkurta dhe Shkëlzen Berishës, nuk kanë të sosur.

Mollë sherri ka qenë një postim i ish-kryeministrit Berisha, i cili akuzonte bashkëshortin e këngëtares, Ermal Hoxhën, se bëri 3 vjet burg për 20 kg kokainë.

Por këngëtarja nuk u mendua dy herë dhe i sugjeroi Berishës të merrej me të birin, Shkëlzenin, që sipas saj “vrau disa njerëz në Gërdec dhe nuk bëri asnjë ditë burg”.

Kjo akuzë pasoi me reagimin e vetë Shkëlzenit, i cili la të kuptohet se do të padisë këngëtaren.

“Jeni të përlyer me gjak”, ishte reagimi pasues i Shkurtës, që solli një tjetër postim nga Berisha.

“Haleluja miq! Droga i ka kthyer “komunistet” në besimtarë”, shkruante me ironi Shkëlzen Berisha dje.

Rezarta sërish nuk e ka lënë me aq, duke iu përgjigjur jo shkurt Shkëlzenit në një tjetër postim në Instastory, ku e sugjeron atë “të ruajë menderen”, e në fund të replikës edhe e ka etiketuar djalin e ish-kryeministrit.

“I vogli Zeni!

Unë jam Rezarta Shkurta, bij e Tomor Shkurtës.

Oficer e ish komandant, qytetar të Shqipërisë së bukur.

Kur erdhi yt at në pushtet, familja imë si shumë qytetarë besuan se Shqipëria do bëhej e lirë dhe më e bukur seç ishte.

Por shumë shpejt familja ime, si e shumë shqiptarëve u përball me heqje nga puna.

Bënit propagandë për fjalën e lirë, por nëse guxoje të flisje, heqja nga puna ishte problem më i vogël, vrasje në derë të shtëpisë, vajza të reja të përdhunuara, fëmijë të zhdukur të shitur për organe…

Këtu kuptuam që ju përdhosët emrin demokraci, dhe vetëm ju nuk mund të ishit demokratë.

Një fëmijë që unë luaja më të, shpirti i endet në detrat e Otrantos.

Familjet e tjera ngelën pa shtëpi sepse i lanë në firmat piramidale, dhe fëmijëria ime ishte, që duhej të ulesha në tokë e të mos ndiznim dritat e shtëpisë se na vinte plumbi qorr nga dritarja.

Si një vajzë deti harrova pushimet në pishat e bukura në bregdetin tonë, se u mbush me kjoskat e juaja.

Për fat të mirë akoma nuk kemi ndonjë problem shëndetësor, kemi ende ndonjë mjek të hajrit që ka mbetur nga ai sistem ku u shkollua yt at, i trembem ditës së fëmijëve tanë kur të bien në dorën e mjekëve që keni nxjerrë ju me rryshfete e shkolla anonime!

I vogli Zeni nuk po të shkruaj si komuniste, nëse ju s’do ishit këta që jeni, unë e para do kasha hequr kapelen, dhe do isha e lumtur që të jetoja në një vend mbi të gjitha me sigurinë për të ardhmen, por nëse flasim për komunist, më besi që më shumë se ty e yt atë nuk ka asnjë shqipfolës tjetër.

Pra Zeni i vogël, lëre Ermal Hoxhën se bëri burg pa prova, por ruaj menderen tënde se si dihet asnjeher”, shkruan Rezarta në postimin e saj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Navalny e quan Putinin “gënjeshtar”

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet...

‘Euro 2020’/ Holanda mposht Austrinë, i bashkohet Italisë dhe Belgjikës në 1/8

Holanda ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Austrinë në ndeshjen e vlefshme për grupin C, dhe së bashku me Italinë dhe Belgjikën, ka...

Mbyti gruan dhe planifikoi të arratisej, momenti kur piloti përqafon vjehrrën

32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos, i cili mbyti gruan e tij 20-vjeçare britanike Caroline, është një vrasës tepër gjakftohtë, dhe u mundua të fshinte çdo lloj...

Mediat dhe oligarkët/ Peza: Ja emrat e radhës që do të shpallen “non grata”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe analisti Alfred Peza, parashikon një verë të nxehtë sa i takon situatës politike, teksa u shpreh se shpallja ''non...

Holanda votoi pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por ka një kusht

Parlamenti holandez i dha dritën jeshile Shqipërisë ditën e sotme, pasi votoi pro hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Megjithatë, për negociatat, Holanda ka...