Etiketë: 5 Nëntor

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 5 Nëntor?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 5 Nëntor?

   5 Nëntor - Thomas Woodrow Wilson zgjidhet president i SHBA-së     Fitorja e demokratit Thomas Woodrow Wilson (28 dhjetor 1856 - 3 shkurt 1924) ndaj rivalit  republikan Ëilliam Hoëard Taft, e bëri atë presidentin e parë nga jugu i vendit që nga koha e  Zachary Taylor më 1848-ën. Wilson udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore,  duke krijuar një politikë të jashtme aktiviste të njohur si “wilsonianism”.   Ai ishte ishte një besimtar protestant i rrymës “presbiteriane”, dhe besonte në ungjëllizimin e botës. Nga ky vizion, pretendojnë historianët, lindi edhe “idealizmi ëilsionian”, sipas të cilit,  Shtetet e Bashkuara duhet të ishin aktive në skenën botërore për të luftuar për demokracinë; dhe që ka qenë një pikë shpesh e diskutueshme në politikën e jashtme amerikane.  Presidenti shfaqi një aftësi të madhe udhëheqëse në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, ku përkrahu krijimin e Lidhjes së Kombeve. Por ai nuk ia doli të merrte miratimin e Senatit për  anëtarësimin në këtë strukturë edhe të Shteteve të Bashkuara. Pasi pësoi një goditje celebrale në shtator 1919, baashkëshortja dhe anëtarët e stafit, u morrën me përmbushjen e shumicës së detyrave të tij presidenciale. Për mbështetjen e ngritjes së Lidhjes së Kombeve, Wilson u nderua me Çmimin Nobel për Paqe  në vitin 1919. Ai la gjurmë edhe në historinë shqiptare, me ndërhyrjen e tij të drejtpërdejtë për ruajtjen e ekzistencës së Shqipërisë, dhe mos prekjen sërish të kufijve.     5 Nëntor 1862 – 300 indianë dënohen me vdekje, për vrasjen dhe përdhunimin e kolonëve  anglezë    Në shtetin e Minesotas, më shumë se 300 indianë Sioux shpallen fajtorë për përdhunimin  dhe vrasjen e dhjetëra kolonëve anglezë. Një muaj më vonë, Presidenti Abraham Lincoln firmosi për ekzekutimin e vetëm 39 prej tyre. Një nga indianët u fal në momentin e fundit, ndërsa 38 të tjerë u varën njëkohësisht më 26 dhjetor para një turme të madhe njerëzish. Indianët Sioux u gjetën fajtorë se iu bashkuan të ashtuquajturës “Kryengritja e Minesotës”. Për gati një gjysmë shekulli, kolonët anglezë pushtuan territorin e indianëve Sioux në Luginën  e Minesotës. Këta të fundit u keqtrajtuan rëndë nga agjentët federalë por edhe banorët e rinj, që ishtynë deri në pragun e urisë. Indianët e zemëruar u kundërpëgjigjën, duke vrarë kolonët anglezë dhe marrë peng gratë e tyre. Përpjekjet fillestare të Ushtrisë Amerikane për të ndaluar rebelimin e luftëtarëve Sioux dështuan, dhe në një betejë në Birch Coulee, ata vranë 13 ushtarë amerikanë dhe plagosën 47 të tjerë.  Megjithatë, më 23 shtator, një rregjiment nën udhëheqjen e gjeneralit Henry H. Sibley mposhti më në fund grupin kryesor të luftëtarëve indianë, duke i detyruar të tjerët të dorëzoheshin.    5 Nëntor 1937Udhëheqësi nazist, Adolf Hitler, mban një takim të fshehtë ku shpall planet e   tij për “hapësirën jetike” për popullin gjerman. Nazistët pretendonin se zgjerimi  territorial për të  fituar “hapësirën jetike”, është një ligj natyror për një popull të shëndetshme e të fuqishme, në  rast se ai përballet me problemin e mbipopullimit.   Kështu, sipas nazistëve, zgjerimi ishte i justifikuar si domosdoshmëri e pashmangshme për  mirëqenien e popullit gjerman. Ideja e një populli gjerman pa hapësirën e mjaftueshme daton shumë kohë përpara, por ishte Adolf Hitleri që i dha asaj famën e keqe. 5 Nëntor 1605 - Guy Fawkes dekonspirohet dhe arrestohet, pas një përpjekje të dështuar për të  hedhur në erë parlamentin britanik në atë mbeti në histori si ”Komploti i Barutit”. Që atëherë,  Anglia kremton çdo vit Ditën e Guy Fawkes.    5 Nëntor 1757 - Frederiku II i Prusisë, mposht francezët në Rosbach gjatë Luftës Shtatëvjeçare.      ...

Don't Miss It

Recommended