Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ta kalojmë Stresin duke qeshur

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Këta ‘i marroftë zoti!’… Ma kujtoi Astriti

Nga: Frrok Çupi

Stresi është i biri i Saliut dhe ka dal malit. Saliu është i biri i ‘s’di kujt’. Po Saliu i parë kishte një Sali të parë tjetër që e kishte bërë trim. Për një kohë bajagi të gjatë Sali Lusha ka qenë tmerri i Tiranës, e niste burrninë me kashaisjen nëpër lisat e mëdhenj të parkut Rinia të mbytur me pisllëk kioskash e klientësh që pinin birra. Pastaj dilte në bulevard, më i gjatë se të tjerët, dhe shikonte kush e kishte këmishën më të re. I sulej tjetrit, ia bënte copë këmishën dhe ikte me vrap me të qeshurën njësoj si Stresi sot; po fiks si Stresi- i biri.

Saliu i parë (në fakt i dytë) endej rrugëve të Tiranës pa ditur ça bënte, derisa u deklarua roje personale e presidentit të Republikës aty nga fund-viti 1996. Vetëm atëherë u duk se e gjeti ‘levën e Arkimedit’ dhe nisi luftën e përgjakshme kundër armiqve të presidentit.

Një paradite, në kohën kur thoshte se ishte roje e ‘Saliut të Parë’ u sul për nga redaksia e gazetës KJ. Redaksia ndodhej në katin e parë të një pallati ‘të Enverit’ diku përballë shkollës ‘Petro Nini’; me dy trima të tjerë në krah u hyri reprezaljeve në gazetë. Ngaqë e dinte se në atë orë mund të ndodhej ndonjë sanitare ose ndonjë daktilografiste, u bë edhe më trim. Hapi bajonetën e kallashnikovit dhe u hyri thasëve më gazeta, shpo njërin e shpo tjetrin.

-Ku është ai bir kurve? Ku është ai kaur i qelbur?

Shponte thasët dhe raftet me bajonetën e kallashnikovit dhe më kërkonte si buall i lëshuar nga litari i presidencës. Dikush nga redaksia vrapon e më gjen në kafen ‘Artist’ në oborrin e Akademisë së Arteve.

-Duhet të ikësh, duhet shpejt!- më tha,- se Sali Lusha mund të zbulojë e vjen me kallashnikov…

Atëherë Saliu ishte vërtet i frikshëm, kishte bekimin e presidentit të Republikës; pastaj erdhi koha që mori lejen të vriste secilin që ia merrte mendja se ishte ‘armik’. Kur u hapën depot e armëve, Sali Lusha ishte ‘the star’.

Po ç’rëndësi ka Saliu; secili i llojit të tij, të njëjtën gjë do të kishte bërë sikur të kishte në krah kreun e shtetit, të një shteti gjakatar. Edhe atëherë tropojanët që i kishim miq në PD, vetë Azemi, na tregonte ‘çfarë trimi ishte Saliu’, dhe qeshte sa gajasej. Thonin se në rini Saliu vidhte pula në fshat, por ikte si lepur sapo lihte qeni. Edhe një i njohuri i tij ia kujtoi ‘pulat’ dhe ‘xhepat’ këto ditë në mesazhet nën një shkrim të gazetës.

Pula!…, as kjo, nuk ka shumë rëndësi, sepse sa hajdutë pulash erdhën këtu me rastin e Demokracisë. Por puna se këta bëhen më trima se normalët. Ose nuk është krejt kështu; kur iu zbulohet e vërteta, atëherë bëhen për të qeshur. Janë vërtet të rrallë në llojin e tyre. Tani Stresi, i biri i atij të pulave, ka dalë në mal o ‘ta mposhtë shtetin’, o ‘nuk kthehem më!’, tha natën e parë të lavdisë. Atje nalt bëri deklaratën e bujshme se ‘jam Azem Hajdari i dytë’. Për tre net, u detyrua të thotë se ‘po kthehem se kam të ftohtë’. Ua la të tjerëve amanetin që ta vazhdojë rrugën… ndoshta edhe ai nëpër fshatra me pula po fshihej.

Por Stresi është më i llogaritur se i ati, Saliu. Stresi kishte marrë adresat e disa ‘snaiperistëve’ kosovarë dhe deklaroi se me ‘trimat e mi nga Kosova’ do të sulmonte Surrelin dhe Tiranën. Deklarata për Surrelin, ku jeton Edi Rama, ra shpejt. Arsyeja: Një tropojan tjetër, Besniki i Mustafajve rron po në një vilë në Surrel, siç thonë, i çoi fjalë Stresit se ‘kam edhe unë kosovarët e mij’, po guxove.

Por pas kësaj ra gjithë versioni i kosovarëve ushtarë të Stresit. Saliu i kishte dhënë adresat e kosovarëve të Bukoshit që i mbante që nga viti 1997. Ohuuu!, që atëherë, ushtarët kosovarë nuk ishin as në ato adresa, as në atë mendje. Në vitin 1997 erdhën në Vlorë nja 40 a 50 kosovarë të FARK për të sulmuar Vlorën. Këta di Saliu sot. Vlonjatët i zunë ‘rob’ dhe i ndanë nga të tjerët. Qytetarët e Vlorës i morën një nga një shtëpi më shtëpi. Lagjja ‘15 Tetori’ u mbush plot me djem nga Kosova. Iu mjekuan plagët, iu lanë teshat, i ushqyen dhe pas ca ditësh vlonjatët iu thanë ‘nëse don,i rrini prapë, por rrugën e keni të lirë’. I shoqëruan deri në Mifol, dhe kaq….

Por nuk i gjen më Stresi, ata janë tjetër gjë. Veçse Stresi nuk ka bërë asnjë ndryshim, është krejt si Saliu atëherë. Edhe krimbi ndryshon ngjyrë sipas gurit, more Stres Saliu…

Tags: Frrok Çupiopinionprotestastresi

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Hipokrizia mizore se sa keq i trajtojmë punonjësit e sistemit shëndetësor

Hipokrizia mizore se sa keq i trajtojmë punonjësit e sistemit shëndetësor

Protesta kundër vrasjes së Klodian Rashës, policia nis kontrollet e të rinjve

Protesta kundër vrasjes së Klodian Rashës, policia nis kontrollet e të rinjve

Rama takim me shefin e Pfizer: Brenda muajve janar-shkurt të nisim vaksinimin

Rama 5 ditë në SHBA për vaksinën anti-covid, CEO i Pfizer: Nuk e kam ende







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese
Politikë

Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

by mirseda
18:42 | 31/10/2025
0

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shpallur hapjen e procedurave të aplikimit për vendin vakant në Gjykatën...

Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiç i kërkon SHBA-ve të tërheqin sanksionet

Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiç i kërkon SHBA-ve të tërheqin sanksionet

18:40 | 31/10/2025
Lamtumirë”/ Balluku për Nanon: Arkitekti i së majtës moderne, la gjurmë në historinë e vendit

Lamtumirë”/ Balluku për Nanon: Arkitekti i së majtës moderne, la gjurmë në historinë e vendit

18:39 | 31/10/2025
‘Shfryhet’ dosja e Shëngjinit, hiqet masa e arrestit në shtëpi për Luiza Balën

‘Shfryhet’ dosja e Shëngjinit, hiqet masa e arrestit në shtëpi për Luiza Balën

18:37 | 31/10/2025
“Një gur kemi në dorë”, Binaj nga takimi me qytetarët: Rotacioni kërkon bashkim për ndryshim

“Një gur kemi në dorë”, Binaj nga takimi me qytetarët: Rotacioni kërkon bashkim për ndryshim

18:23 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com