Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Hipokrizia mizore se sa keq i trajtojmë punonjësit e sistemit shëndetësor

3 vjet ago
in Të Gjitha, TT
Hipokrizia mizore se sa keq i trajtojmë punonjësit e sistemit shëndetësor

Nga Alessio Perrone “World Crunch”

Milno – Ndryshe nga shumë prej nesh, rutina e punës së Paolos ka ndryshuar shumë pak në vitin 2020. Ai zgjohet para se të zbardhë mirë në Italinë Veriore, merr trenin për në Milano, pastaj metronë, pastaj disa autobusë, teksa shkon të vizitojë një duzinë pacientësh të moshuar në shtëpitë e tyre në periferi të qytetit.

Por që kur nisi pandemia, ai ka dëgjuar se është një “punonjës thelbësor” dhe me rrezik të lartë të infektimit nga Covid-19, sikurse ka ndodhur me shumë kolegë të tij, por ai nuk është testuar kurrë nga punëdhënësi i tij nëse është apo jo pozitiv ndaj koronavirusit.

Edhe kur erdhi vala e dytë goditëse e pandemisë në Itali, Paolo merrte çdo ditë vetëm disa maska ​​standarde për fytyrën, pa doreza, syze apo maska të tjera që ofrojnë një mbrojtje më të madhe, dhe një pagë mujore prej 880 eurosh.

Situata e Paolos, siç raportohet nga e përjavshmja italiane “L’Espresso” në kushte anonimiteti nga frika se mund të përballet me ndëshkim në vendin e punës, ilustron hipokrizinë se si një numër i pallogaritshëm i punonjësve në sektorin e shëndetësisë po trajtohet aktualisht në të gjithë botën.

Nga njëra anë, ata janë quajtur “heronj” dhe “thelbësorë”. Nga ana tjetër, u mungojnë mjetet mbrojtëse bazë për të ofruar kujdesin e tyre maksimal në një mënyrë të sigurt, në një kohë që puna e tyre shpesh keq-paguhet dhe nënvlerësohet.

Ashtu si Paolo, më shumë se 400.000 punonjës në Itali punojnë të keq-paguar, me një rrezik të lartë për shëndetin dhe me pak garanci apo të drejta. Ata janë infermierë, por edhe ata që i ndihmojnë punonjësit e institucioneve shëndetësore, pastruesit, apo edhe ata që ofrojnë kujdesin shëndetësor në shtëpi.

Disa prej tyre e pranojnë se nuk i tregojnë mjekut të familjes nëse kanë rënë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, pasi kanë frikë se do të humbin punën, vendim ky që e vë potencialisht në rrezik pacientët e tyre. Por problemi është i përhapur dhe i vazhdueshëm dhe përtej Italisë.

Në Britaninë e Madhe, 1 milion punonjës shëndetësorë paguheshin më pak sesa paga mesatare që kërkon një jetesë normale. Në SHBA, një studim tjetër zbuloi se gati 20 për qind e punonjësve të kujdesit shëndetësor- përfshirë atë në shtëpi – jetojnë në varfëri, ndërsa më shumë se 40 për qind e tyre mbështeten në një formë të ndihmës sociale.

Në Filipine, infermierët mund të fitojnë më pak se 160 dollarë në muaj, duke i detyruar shumë prej tyre provojnë fatin në Evropë. Shumë qeveri, përfshirë ato në Francë dhe Gjermani, u kanë dhënë shpërblime punonjësve të shëndetësisë gjatë kësaj krize globale.

Por ka pasur pak përpjekje për të adresuar problemet e qenësishme strukturore, me të cilat përballen punonjësit e këtij sektori. Ata punojnë shpesh në punë të dorës së dytë dhe me kontrata që u ofrojnë zero garanci, ndërsa popullata perëndimore dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor në këto vende, kanë gjithnjë e më shumë nevojë për burime njerëzore, dhe joshen nga operacionet e uljes së kostove financiare.

Një shembull vjen nga Bergamo, qyteti që i tregoi i pari botës tmerret e shkaktuara nga përhapja e pakontrolluar e virusit. Atje shumë mjekë dhe infermierë të punësuar në spitalet publike morën një shpërblim financiar për përpjekjen e tyre në luftimin e pandemisë.

Por shumë nga ata janë të punësuar privatisht në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, dhe përballen me shumë përgjegjësi, me një rrezik më të lartë dhe pak njohje të kontributit të tyre. Ashtu si Paolo, përballë rrezikut të rregullt të ekspozimit ndaj virusit vdekjeprurës, paga e tyre mujore ishte fikse 800 euro.

Burimi i lajmit: https://worldcrunch.com/world-affairs/the-cruel-hypocrisy-of-how-poorly-we-treat-healthcare-workers

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19hipokrizishendetesia

TË LIDHURA

Ç’ ndodhi? Klea Huta përfundon në spital
Të Gjitha

Ç’ ndodhi? Klea Huta përfundon në spital

11:11 | 26/09/2023
Dyshohet se është mbytur në lumë, policia nis kërkimet për 80-vjeçarin nga Belshi
Të Gjitha

Dyshohet se është mbytur në lumë, policia nis kërkimet për 80-vjeçarin nga Belshi

20:18 | 02/09/2023
“Askush nuk ikën pa i larë hesapet”, kush e zhgënjeu Stresin?
Të Gjitha

“Askush nuk ikën pa i larë hesapet”, kush e zhgënjeu Stresin?

20:59 | 21/08/2023
Next Post
Protesta kundër vrasjes së Klodian Rashës, policia nis kontrollet e të rinjve

Protesta kundër vrasjes së Klodian Rashës, policia nis kontrollet e të rinjve

Rama takim me shefin e Pfizer: Brenda muajve janar-shkurt të nisim vaksinimin

Rama 5 ditë në SHBA për vaksinën anti-covid, CEO i Pfizer: Nuk e kam ende

Protestat, Patozi: Shqipëria ka nevojë për revoltë, jo për dhunë

Protestat, Patozi: Shqipëria ka nevojë për revoltë, jo për dhunë

JU REKOMANDOJMË

Ra në prangat e policisë, kush është Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut që u zbulua nga i penduari Artan Tafani

Ra në prangat e policisë, kush është Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut që u zbulua nga i penduari Artan Tafani

11:22 | 28/09/2023
Si nisi tragjedia në dasëm, ku humbën jetën 114 të ftuar, mes viktimave dhe çifti

Si nisi tragjedia në dasëm, ku humbën jetën 114 të ftuar, mes viktimave dhe çifti

18:26 | 27/09/2023
Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

22:24 | 26/09/2023
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor, e diel 24 shtator 2023

22:11 | 23/09/2023




TË FUNDIT

Kërcënohet familja e Klea Gjatës, e dashura e Laert Haxhisë, avokati apelon: Të merren masat për sigurimin e jetës së qytetarëve
Aktualitet

Kërcënohet familja e Klea Gjatës, e dashura e Laert Haxhisë, avokati apelon: Të merren masat për sigurimin e jetës së qytetarëve

by mirseda
10:49 | 29/09/2023
0

Një prej të arrestuarve në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro”, ku u zbërthye banda e Laert...

Temperaturat do të rriten lehtë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat do të rriten lehtë, parashikimi i motit për ditën e sotme

10:46 | 29/09/2023
“Doli në trotuar për të qenë më e sigurtë, ai e qëlloi 3 herë”, detaje nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali

“Doli në trotuar për të qenë më e sigurtë, ai e qëlloi 3 herë”, detaje nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali

10:07 | 29/09/2023
E moshuara në Vlorë gjendet e pajetë në banesë

E moshuara në Vlorë gjendet e pajetë në banesë

09:59 | 29/09/2023
“Më shpëto mua para jetës së foshnjës”, letra e gruas shtatzënë po shkakton debat të madh në rrjet

“Më shpëto mua para jetës së foshnjës”, letra e gruas shtatzënë po shkakton debat të madh në rrjet

09:57 | 29/09/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com