Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale pas vrasjes së 26 vjeçarit Jurgen Kurti.
Strazimiri ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshi, për vrasjet e fundit në vend, duke i kujtuar se brenda 72 orëve kanë ndodhur 2 vrasje në zemër të Tiranës.
Me tone ironike, ai thekson se policia është në drejtim të paditur, njësoj si vrasësit.