E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Të enjten seanca në Kuvend/Zbardhet skenari i opozitës

Opozita nuk ka të ndalur me protestat, deri në rrëzimin e qeverisë Rama. Tashmë është hedhur dritë mbi skenarin e opozitës së bashkuar, se çfarë strategjie do të ndjekin ditën e enjte.

Ndërkohë që shumica e ka përcaktuar tashmë ditën e enjte si ditën e seancës së radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, opozita nuk ka vonuar të dalë me një vendim.

Ditën e enjte, opozita do të jetë në protestë para Parlamentit, ashtu si ka thënë edhe më herët, se do të protestohet sa herë që të ketë seancë plenare. Protesta do të nisë në orën 09:30, ku protestuesit e thërritur nga opozita do të mblidhen para Parlamentit.

Vendimi i opozitës vjen pas konsultimit me kryetarët e degëve. Burimet shtojnë se protesta do të jetë me simbolika, për të treguar se Kuvendi është zgjedhur nga krimi, dhe jo nga populli.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Betohen në Presidencë, Qeveria nis zyrtarisht mandatin e tretë

Pas betimit te presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët...

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...

Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, duke e uruar për mandatin...

Meta merr në mbrojtje Berishën, akuzon Kim se po shkel sovranitetin e vendit

Pas një periudhe të gjatë heshtje, një ditë më parë kreu i shtetit, Ilir Meta, u prononcua për mediat duke u rreshtuar krah aleatit...