Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Strategjia e Moskës për të ndalur integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

8 vjet ago
in Të Gjitha
Strategjia e Moskës për të ndalur integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Diplomacia shqiptare po hedh bazat e një strategjie të re me rikonfirmimin e posteve kyçe pranë MPJ-së dhe ky fakt nuk ka ngelur pa u futur nën objektivat e diplomacisë ruse të presidentit Putin. Emisarët e MPJ-së ruse në Tiranë dhe diplomatët e dërguar rishtazi të Moskës kanë zbarkuar në Tiranë dhe po interesohen për të rritur influencën ruse në Shqipëri ku situata duket se u ka rrëshqitur prej disa muajsh dhe Shqipëria po vazhdon rrugën drejt BE-së. 

Situata në lindjen e mesme nuk po zhvillohet sipas parashikimeve të Moskës dhe kjo në vazhdën e përpjekjeve për të kontrolluar vendet e Ballkanit ku futet Shqipëria, Mal i Zi, Maqedonia konsiderohet nga specialistët gjeopolitikanët si strategjia e re e joshjes së pushtetarëve nga diplomatët rus.

Për këtë plan të ri do është rritur edhe fonndi specifik i miratuar me dekret presidencial ku Shqipëria dhe vendet e Ballkanit do të jenë vende ku do të investohet para, burimi i të cilave nuk dihet.

Buxheti rus pritet të miratohet në fund të vitit 2017 dhe ekonomistët nuk e arsyetojnë dot këtë manovër të Moskës por e shohin si orvatjen e fundit të tyre për të mos humbur Shqipërinë dhe betejën me Ballkanin dhe SHBA. Kjo konsiderohet si arma e fundit që Moska dhe diplomacia ruse në Tiranë ka në dispozicion për të ndaluar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së duke premtuar investime më të mëdha se BE. Objektivit kryesor është largimi i Shqipërisë nga rruga e BE/së dhe USA.

Në vendet ku politikat ruse nuk kanë pasur sukses target sipas një studimi të qendrës gjeopolitike në Amsterdam vihet re rritje investimeve të kompanive ruse dhe të kompanive simotra ashtu siç po ndodh edhe në Shqipëri. Pak kohë më MPJ/shqiptare dhe përfaqësuesit e saj theksuan se është e një rëndësie kyçe që Shtetet e Bashkuara ta thellojnë angazhimin e tyre në Ballkan, një rajon i përballur me kërcënimin terrorist dhe përpjekjet e Rusisë për shtrirjen e influencës së saj”.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati theksoi gjatë një interviste në Këshillin Atlantik se Ballkani gjendet përballë disa sfidave të sigurisë. Ai po kështu kujtoi tentativat e Moskës për ta rritur ndikimin e saj dhe tha se Rusia po përpiqet shumë fort t’ua ndalojë vendeve të Ballkanit anëtarësimin në BE dhe NATO.

“Kur flasim për rrugën Euro-Atlantike dhe procesin e aderimit në BE, kujtoi shefi i diplomacisë shqiptare, duhet të marrim parasysh reformat. Ministri kërkoi në mënyrë të veçantë që Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja ta shtojnë angazhimin e tyre në Shqipëri”, i cili sipas Bushatit, më fort duhet të fokusohet në tre drejtime: “reformën në sektorin e sigurisë, reformën e gjyqësorit dhe zhvillimin ekonomik. Mbështetja për bllokun evropian është venitur në disa prej vendeve anëtare, ku politikanët anti-BE po pluskojnë me një valë populizmi. Por në Shqipëri ajo vazhdon të mbetet e lartë”.

Kontributet e Shqipërisë në NATO, dhe koordinimi i punës për ministerialin e ardhëm të Aleancës, ishin në fokus të takimit që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati pati me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Pas takimit, kreu i diplomacisë shqiptare, tha se kishte diskutuar me sekretarin edhe influencat ruse në Ballkan. Roli i Shqipërisë u evidentua edhe nga Sekretari Stoltenberg, i cili tha se vendi ynë ka një kontribut të veçantë në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe luftën kundër luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Bushati dhe Stoltemberg u ndalën edhe në zhvillimet e fundit në rajon, përfshirë marrëdhëniet Kosove-Serbi.

Në këtë kontekst, Ministri Bushati theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit mes Aleancës dhe vendeve të rajonit, dhe veçanërisht vijimin e institucionalizimit të marrëdhënieve të NATO-s me Kosovën, si një mënyrë për të adresuar kërkesat e saj legjitime për më shumë siguri. Ministri Bushati dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg ndodhen në Washington në kuadër të Ministerialit të Koalicionit Global anti-ISIS. “Rusia në mënyrë aktive po përdor lidhjet e saj kulturore me popujt ortodoksë të Ballkanit, ndërsa ndikimi i BE-së në rajon është në rënie”, thuhet në një artikull të publikuar nga gazeta ‘Financial Time’.

Sipas kësaj gazete, Bashkimi Evropian dhe NATO nuk duhet të kujdesen vetëm për vendet e Baltikut, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas viteve të 90-ta të karakterizuara nga lufta në Ballkan, ka pasur një stabilizim në saje të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tani në sfondin e krizës ekonomike, valës së refugjatëve, rritjes së nacionalizmit, edhe Donald Trump nuk duket shumë i interesuar për vendet e Evropës, çka i ka hapur rrugë Rusisë që të shtojë ndikimin në Ballkan. ‘Financial Times’ përmend dorën e Moskës në disa prej trazirave që po ndodhin në shtetet e Rajonit. Flet për tentimin e një grusht shteti në Mal të Zi që i atribuohet nacionalistëve serbë të mbështetur nga rusët.

Treni që kishte ardhur në Kosovë me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’ ishte prodhuar në Rusi. Dhe gjithashtu edhe përkrahjen e Rusisë në thirrjet për referendum në Bosnjë, nga Milorad Dodik. Edhe pse SHBA ka rritur prezencën e saj në vendet e Ballkan it perëndimor Rusia, sipas analistëve dhe studiuesve gjeostrategjisë botërore, nuk do të reshtë së destabilizuar dhe do të vazhdojë përpjekjet për rritjen e influencës në këto vende si Shqipëria dhe diplomacia, investimet jo reale do të joshin publikun dhe investitorët shqiptare.

Këto investime nuk kanë si qëllim rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar por thjesht një pasqyrë për të rritur depërtimin Rus në strukturat shtetërore dhe në fushat strategjike. Këto manovra do të vazhdojnë edhe në të ardhmen ku luftëra e ftohtë duket se ka ardhur përsëri në vitin 2017 ose më saktë nuk ka ndaluar prej vitesh. Në fund të fundit, perspektiva e këtyre vendeve nuk ka dyshim që është drejt Bashkimit Evropian, dhe vetë këto organizata duhet të punojnë më shumë në Rajon. I mbetet Qeverisë shqiptare që të limitojë influencat negative që vijnë dhe po krijojnë presione të ndryshme bipolar që Shqipëria të mos aspirojë BE.

Shqipëria dhe populli shqiptar e ëndërrojnë BE dhe kurrsesi investime e premtime boshe të Moskës nuk duhet të bëhen pengesë dhe shpresojmë të mos bëhet pengesë drejt rrugës së BE-së. Shqipëria është BE gjeografikisht dhe de facto prandaj duhet pak vullnet I mirë dhe me ndihmën e aleatëve tanë të përhershëm të hyjë edhe de jure në familjen e madhe të BE. Nga Florion Metohu

Tags: beNATOputinrusiaSerbiashqiperiaTrump

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Të vërtetat e pa rrëfyera rreth Mafies

Të vërtetat e pa rrëfyera rreth Mafies

Misteri rus në Shqipëri; Si Moska po ndikon në Ballkan përmes blerjes së mediave

Alarmohet BE: Ballkani gjendet nën presionin e propagandës ruse

Çfarë ka ndodhur më 25 tetor?

Çfarë ka ndodhur më 25 tetor?







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

by mirseda
14:26 | 22/01/2026
0

Ka përfunduar këtë të enjte seanca në Gjykatën Kushtetuese lidhur me masën e sigurisë “pezullimi i ushtrimit...

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

13:49 | 22/01/2026
Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

12:52 | 22/01/2026
Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

12:45 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com