pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvsmartbahistaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetsuperbetinmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetcasinowonholiganbetbahiscasinocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibommeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Stërvitja me maskë nuk e pengon oksigjenimin e duhur të trupit të njeriut

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant

Në të gjitha vendet e botës, njerëzve u thuhet ose inkurajohen që të mbajnë maska ​​kur dalin jashtë shtëpisë. Në disa vende, ata urdhërohen që të qëndrojnë brenda në shtëpi, duke u lejuar të dalin vetëm për gjëra thelbësore, përfshirë ushtrimet fizike.

Këto udhëzime krijojnë një dilemë: A duhet që njerëzit të mbajnë maska ​kur janë duke vrapuar, apo kur janë duke u marrë me një aktivitet fizik intensiv? A nuk do ta bënte mbajtja e një maske mbi gojë dhe hundë, më të vështirë frymëmarrjen, në një kohë kur tashmë jeni duke u përpjekur më shumë se zakonisht për të futur ajër në mushkëri?

Që nga ditët e para të pandemisë së koronavirusit, shkencëtarët dhe autoritetet shëndetësore kanë pasur shqetësime serioze në lidhje me këtë çështje. Këshillat zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thonë se njerëzit “nuk duhet të mbajë maska gjatë ushtrimeve fizike, pasi maska mund të zvogëlojë aftësinë për të marrë frymë i qetë”.

Por gjërat mund të mos jetë kaq të thjeshta. Një studim i ri mbi efektin e maskës mbi sistemin kardio-pulmonar – zemra, enët e gjakut dhe mushkëritë – gjatë aktivitetit fizik sugjeron se shumica e njerëzve duhet të jenë në gjendje që të marrin frymë si duhet edhe duke pasur një maskë në fytyrë, edhe pse mund të mos ndihen gjithmonë komod.

“Mund të duket se kërkohet një përpjekje më e madhe për të marrë frymë normalisht, por efektet e mbajtjes së një maske në frymëmarrje, apo tek nivelet e gazrave si oksigjeni dhe dyoksidi i karbonit në gjak ose i parametrave të tjerë fiziologjikë, janë të vogla, madje shpesh shumë të vogla për t‘u gjurmuar”- thotë ekspertja Suzan Hopkins nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego.

Në studimin e ri, Hopkins dhe kolegët e saj rishikuan literaturën ekzistuese shkencore, duke analizuar efektet e mbulesave të ndryshme të fytyrës në reagimin kardio-pulmonar gjatë aktivitetit fizik, duke marrë parasysh dhjetëra studime të ndryshme, dhe duke përfshirë lloje të ndryshme maskash – përfshirë mbulesat prej pëlhure, maska kirurgjikale, N95 dhe maskat që përdoren në industri të ndryshme.

Studiuesit e pranojnë se studimet në këtë fushë janë në zhvillim e sipër, dhe se janë të nevojshme studime shtesë. Gjithsesi, ata thonë se provat aktuale sugjerojnë që maskat që mbahen nga njerëz të shëndetshëm gjatë ushtrimeve fizike, nuk duket se ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në funksionin e mushkërive dhe marrjen e oksigjenit.

Me gjithë rezistencën minimale që ato krijojnë ndaj fluksit të ajrit, mbajtja e një maske apo aparati respirator gjatë aktivitetit fizik nuk ka gjasa të shkaktojë dëme. Sidoqoftë, dispnea (ndjenja e marrjes së frymës) dhe format e tjera të shqetësimit mund të shtohen kur njerëzit ushtrohen fizikisht dhe mbajnë maska, sidomos nëse nuk janë mësuar të mbajnë maska.

“Mbajtja e një maske në fytyrë mund të jetë një ndjesi e pakëndshme. Mund të ketë rritje të vogla të rezistencës në frymëmarrje. Ju mund të thithni ajër pak më të ngrohtë, më të pasur me CO2. Dhe nëse jeni duke u ushtruar fizikisht, maska ​​mund të shkaktojë nxehjen dhe djersitjen e fytyrës. Por këto janë perceptime shqisore. Ato nuk ndikojnë në funksionin kardiopulmonar tek njerëzit e shëndetshëm”, thotë Hopkins.

Studiuesit thonë se i njëjti rezultat duket se vlen për të rinjtë dhe të moshuarit, pavarësisht nga gjinia. Por ata theksojnë se pacientët me sëmundje të rënda kardiopulmonare, mund të bëjnë përjashtim, për shkak të rritjes së shanseve të tyre për të përjetuar dispnea gjatë ushtrimeve fizike.

Për ne të tjerët, zbulimet – të cilat mbështeten në mënyrë të pavarur edhe nga një eksperiment i fundit i kryer nga studiuesit kanadezë – nënkuptojnë se nuk duhet të shqetësohemi shumë për mbajtjen e maskave gjatë vrapimit në natyrë apo ushtrimeve në palestër.

Burimi i lajmit: https://www.sciencealert.com/most-people-should-breathe-just-fine-while-exercising-with-a-mask-on-scientists-say

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: kerkuesitmaskëvrap

TË LIDHURA

Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Bullgaria kundër Maqedonisë së Veriut, Holanda ka rezerva për Shqipërinë

Refuzuan në “Elbasan Arena”, ja çfarë bën Bjellorusia para sfidës me Shqipërinë

Shuma marramendëse/Njihuni me lojtarin më të shtrenjtë në Kategorinë Superiore







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

by mirseda
22:39 | 12/06/2026
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do ta lejojë kurrë Iranin të ketë armë bërthamore....

Rritje 20% e aksioneve të SpaceX, Musk shkruan histori si trilioneri i parë në botë

22:11 | 12/06/2026

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, mbushin kryqëzimin e sheshit “Willson”

22:10 | 12/06/2026

SHBA-ja publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

22:07 | 12/06/2026

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 në Greqi, mbi 1.000 persona në bord

21:51 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com