Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Spitalet janë të mbipopulluara”, Basha thirrje Ramës për pandeminë (VIDEO)

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Basha ngre alarmin: Babai i një gazetari priti 6 ditë për të bërë tamponin

Kryedemokrati Basha, me anë të një video-mesazhi, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje pandeminë në vend. Në shenjë këmbane alarmi, ai nënvizon faktin se gjendja po përkeqësohet nga dita në ditë, ndërsa bën përgjegjëse qeverinë për këtë situatë të rëndë.

Kreu i PD-së shprehet se aktualisht vendi ynë gjendet në krizë shëndetësore dhe ekonomike, pa asnjë masë dhe pa asnjë plan për menaxhimin e saj.

Kjo pasi kjo qeveri, sipas tij, ka dështuar të menaxhojë situatën. Duke qendruar në të njëjtën linjë, kreu i opozitës citon se ka ofruar alternativa. Po kështu i ka kërkuar kryeministrit Rama të përgjigjet me seriozitetin që i kërkon detyra dhe situata.

Deklarata e plotë:

Numri i atyre që kanë humbur jetën nga virusi, i të shtruarve në spitale dhe i të infektuarve me COVID, po rritet në mënyrë tragjike. Dua t’ju shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre, në betejën me koronavirusin.

Nuk ka gjë me të dhimbshme se pamundësia per tu ardhur ne ndihmë familjarëve dhe të afermve të sëmurë.

Shqipëria ka nevojë për lidership, por për fat të keq sot kjo mungon. Vendi gjendet në krizë shëndetësore dhe ekonomike, pa asnjë masë dhe pa asnjë plan për menaxhimin e saj.

Spitalet janë të mbipopulluara, urgjencat janë përplot me qytetarë që presin ndihmë. Mjekët janë të mbingarkuar, të pambrojtur, pa mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen. Disa prej tyre e kanë paguar me jetë.

Dua të shpreh mirënjohjen, respektin dhe solidaritetin tim me mjeket, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor që sot po bëjnë të pamundurën, për tu ardhur në ndihme pacientëve, pa mbështetje dhe në kushte shumë të vështira.

Vendi ka nevojë për lidership ekonomik. Kjo qeveri ka dështuar të menaxhojë situatën. Sot, shqiptarët janë më të kërcënuar, dhe më të varfër se çdo qytetar tjetër në rajon.

Pamundësia ekonomike e ka bërë edhe me të vështirë përballimin e krizës shëndetësore. Shumica e familjeve nuk përballojnë dot kostot e larta të medikamenteve që përdoren për të trajtuar koronavirusin. Kjo është e papranueshme!

Si lideri i opozitës, në këtë situatë shumë të vështirë, me përgjegjësi te plotë kam ofruar alternativa, kam ofruar zgjidhje.

I kam kërkuar kryeministrit të përgjigjet me seriozitetin që i kërkon detyra dhe situata. E vetmja përgjigje është se “fajin e kanë qytetarët”.

Faji nuk është i qytetarëve se ka mungesa të mjekëve, e laboratorëve, e testimeve, e kapaciteteve spitalore.

Nuk është faji i qytetarëve për çmimet më të larta në rajon, të barnave për trajtimin e sëmundjes, rritja e papunësisë dhe pamundësisë ekonomike.

Ne, kemi mbështetur që nga fillimi çdo hap në mbrojtje të shëndetit të njerëzve, dhe kemi ofruar zgjidhje. Por ne bëjmë përgjegjëse qeverinë për mungesën e lidershipit dhe të veprimit nga ana e saj.

Asgjë nuk është më e çmuar sot se jeta dhe shëndeti juaj. Prandaj ju bej thirrje të tregoni maksimumin e vëmendjes dhe kujdesit për të mbrotjur veten, fëmijët, prindërit dhe familjet tuaja.

Tags: bashapandemiarama

TË LIDHURA

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

22:43 | 22/11/2025
Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit
Aktualitet

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI
Politikë

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Next Post
‘E pabesueshme’, mjeku tronditet nga postimi i Manastirliut

‘E pabesueshme’, mjeku tronditet nga postimi i Manastirliut

“Jam infektuar”, qytetarët në panik! Nxjerrin nga urbani vajzën e prekur

"Jam infektuar”, qytetarët në panik! Nxjerrin nga urbani vajzën e prekur

Dorëheqja e Thaçit/Rama sfidon Berishën, Metën dhe Bashën

Dorëheqja e Thaçit/Rama sfidon Berishën, Metën dhe Bashën







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com