Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se shqiptarët janë më të pasur sot se disa vite më parë, në të gjitha parametrat e drejtimit.
Në një lidhje me “Open”, Spiropali tha se qeveria ka dhënë mbështetje tek bujqësia, një nga sektorët që ka mbi 17 mijë fermerë që marrin mbështetje.
“Kemi më shumë të puënsuar dhe po ju them që dy nga sektorët që kanë funksionuar për shkak të politikave, bujqësia, po prodhon të ardhura. Janë me mijëra fermerë, 17 mijë që marrin mbështetje. Po nuk i shohin këta këto gjëra, këta e kanë mendjen tek banaqet e tek xhirot. Në të gjitha parametrat, përsa i përket rrogës së tyre, mesatare, taksimit progresiv….ata duan të kthejnë sërish taksën e sheshtë,”- tha Spiropali.