Një rast tjetër me koronavirus është regjistruar në Spanjë.
Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një turist italian i cili u shtrua në spital pak orë më parë. Ky rast ka bërë që Spanja të shtojë kontrollet ndaj turistëve në Tenerife, ku edhe u raportua personi i prekur me koronavirus.
Sipas gazetës El Pais të Spanjës, zyrtarët shëndetësorë po kryejnë testime në zonë turistike në Adeje, vend ky i njohur si një nga më të vizituarit nga pushuesit britanikë. Deri më tani në Spanjë ishin verifikuar vetëm dy raste të tjera me koronavirus. Pas këtij rasti, autoritet i frikësohen një shpërthimi epidemie të mundshëm.