Spanja ka shënuar një rritje në numrin e të vdekurve nga koronavirusi, në krahasim me ditën e djeshme.
Në 24 orët e fundit, raportohet se kanë humbur jetën 331 persona, 43 njerëz më shumë se dje ku u regjistruan 288 viktima.
Spanja është vendi i dytë në botë me numrin më të madh të personave të infektuar. Deri më tani Spanja regjistron më shumë se 226 mijë raste. Vendin e parë për numrin më të madh të të infektuarve e mban SHBA me mbi 987 mijë raste.
Ndërkohë Spanja renditet e treta pas SHBA-ve dhe Italisë, për numrin më të madh të viktimave, mbi 23 mijë. Më shumë se 110 mijë persona janë shëruar nga COVID-19 në Spanjë.
Koronavirusi ka prekur më shumë se 3 milionë njerëz nga e gjithë bota, ndërsa i ka marrë jetën mbi 207 mijë personave.